Inkriminimi i Policisë së Shtetit/ Përpjekjet propagandistike të drejtuesve për veting

Inkriminimi i Policisë së Shtetit/ Përpjekjet propagandistike të drejtuesve për veting

12:02, 17/06/2024
A+ Aa A-

Policia e Shteti është një nga institucionet që është kriminalizuar më së shumti nga Rilindja që prej 2013-ës e këtëj.

Ndërkohë që lidhjet e kupolës drejtuese, më në krye ministrin e Brendshëm Balla, më krimin dhe narko-trafikantët vijojnë, këta të fundit vijojnë herë pas herë të bëjnë aksione propagandistike të dekriminalizimit të Policisë.

I tillë është edhe urdhëri i fundit që ka dalë nga zyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, i cili ka firmosur një urdhrër “Për miratimin e ‘Formularit të vetëdeklarimit’ mbi verifikimin e integritetit të punonjësve të strukturave të Policisë së Shtetit”.

Pas firmosjes së urdhrit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku, u shpreh:

“Integriteti i shëndoshë i punonjësve të Policisë së Shtetit dhe pastrimi i strukturave nga elementë brenda nesh, të cilët shkelin ligjin dhe betimin, është një proces prioritar dhe i rëndësishëm. Askush që cenon besnikërinë ndaj uniformës së shenjtë të Policisë së Shtetit nuk do të ketë vend në strukturat e saj. Kam bindjen e plotë se, organizata e Policisë së Shtetit ka forcën dhe energjinë e duhur pozitive për të izoluar dhe larguar nga radhët e saj çdokënd, që devijon nga misioni i ruajtjes së rendit e sigurisë publike dhe lufta e pakompromis ndaj krimit”.

Procesi i verifikimit të integritetit do të nisë me vetëdeklarimin e punonjësve të Policisë së Shtetit lidhur me të dhënat për sigurinë si:

· Dënimi ose jo me vendim gjyqësor të formës së prerë nga autoritetet gjyqësore shqiptare ose të huaja, apo me vendim gjyqësor jopërfundimtar për një çështje penale të pazgjidhur me vendim gjyqësor të formës së prerë;

· Shkelja ose jo e rregullave të sigurisë së informacionit të klasifikuar dhe tentimi ose jo i kryerjes së aktivitetit të paautorizuar në sistemet e komunikimit të informacionit të klasifikuar;

· Qenia ose jo në hetim ose gjykim nga autoritetet shqiptare ose të huaja për vepra penale;

· Qenia ose jo i ndaluar ose arrestuar nga organet ligjzbatuese shqiptare ose të huaja për vepra penale;

· Caktimi ose jo i ndonjë mase shtrënguese të sigurisë personale;

· Lëshimi ose jo i një urdhri kërkimi kombëtar ose ndërkombëtar për vepra penale;

· Pasja ose jo e kontakteve të papërshtatshme, komunikimeve elektronike ose çfarëdolloj mënyre tjetër takimi apo komunikimi të qëllimshëm, me persona të përfshirë në krimin e organizuar;

· Pranimi apo shkëmbimi, ose jo, i parave, favoreve, dhuratave ose pasurive me persona të përfshirë në krimin e organizuar.

Në bazë të urdhrit të Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku, procesi i vetëdeklarimit do të zgjasë deri më 30 qershor dhe punonjësit e Policisë së Shtetit do të deklarojnë edhe ndërprerjen e marrëdhënieve juridike të punës me Policinë e Shtetit, për plotësim të pasaktë ose të dhëna të pavërteta në formularin e vetëdeklarimit.

Kujtojmë se disa kohë më parë ministri Balla nisi me bujë një aksion të vetëpastrimit të policisë, por që përfundoi në si shumë aksione të tjera. Formulari i nxjerrë së fundi për t’u plotësuar nga punonjësit e policisë më shumë duket si mjet shantazhi ndaj tyre sesa përpjekje për dekriminalizimin, pasi siç dihet pastrimi i Policisë së Shtetit është vullnet politik, ashtu siç ka qenë kriminalizimi i saj, vullnet të cilin as ky ministër e as kjo mazhorancë nuk duket se e kanë.

Nëse do ta kishin, Policia e Shtetit nuk do të ishte kriminalizuar në këto përmasa, si kurrë më parë në historinë e shtetit shqiptar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco