Hartimi i statutit të Asociacionit, Rashiq: S’duhet të ketë frikë për bosnjëzim të Kosovës

Hartimi i statutit të Asociacionit, Rashiq: S’duhet të ketë frikë për bosnjëzim të Kosovës

10:47, 17/06/2024
A+ Aa A-

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq është shprehur i gatshëm të përfshihet në hartimin e draft-statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Ministri Rashiq ka theksuar se kurdo që qeveria do të nisë hartimin e një drafti për Asociacionin në bashkëpunim me serbët lokalë në Kosovë, do të japë kontributin e tij.

Rashiq e ka konsideruar të rëndësishëm themelimin e Asociacionit për komunitetin serb në Kosovë, derisa ka deklaruar se s’duhet të ketë frikë për një bosnjëzim të Kosovës.

“Pa dëshirë e kisha pranuar atë obligim, por normale nëse ka nevojë për një gjë të tillë kryeministri. Unë në çdo moment jam i gatshëm që të jap kontributin në këtë aspekt. Unë e konsideroj vetën si një profesionist dhe kisha marrë përgjegjësi, megjithatë obligimet që do të na kishin dal si pjesë e qeverisë do t’i kishim marrë pa asnjë problem”, ka thënë ai.

Sipas tij, themelimi i Asociacionit është një obligim ndërkombëtar i Kosovës dhe se si i tillë duhet të bëhet.

“Konsideroj se Asociacioni pasi që është një marrëveshje ose obligim që është marrë me vite, rikujtojë se marrëveshjet ndërkombëtare kanë një fuqi më të lartë se ligjet lokale dhe normale se obligimet duhet të respektohen. Unë inkurajojë jo vetëm kryeministrin por edhe nivelin teknik se sa i përket formimit të Asociacionit nuk do të ketë shkelje të kushtetutës apo ligjeve. Është ai elementi aty që garanton se nuk mund të ndodh një gjë e tillë. Ka qenë pika e dytë mos gabohesha të marrëveshjes së vitit 2015, ku thuhet se kjo marrëveshje së pari duhet të kalohet përmes Kushtetutës apo ligjeve të Kosovës. Bazuar në këtë, kjo e siguron një themel të besueshëm që një gjë e tillë sikur shkelje apo manipulimi brenda ligjeve nuk duhet të ndodh”, ka theksuar Rashiq.

Ai ka deklaruar deklaron se institucionet në Kosovë s’duhet të kenë frikë për një bosnjëzim të Kosovës pas themelimit të Asociacionit, pasi sipas tij, Gjykata Kushtetuese mund ta pastrojë atë nga elementet jokushtetues.

Megjithatë, ai ka shtuar se drafti i Asociacionit i prezantuar nga Bashkimi Evropian ka disa gjëra të cilat për të janë ta paqarta.

“Pasi s’kemi draftin tjetër edhe pse unë e lexova draftin por të them të vërtetën shumë sene nuk kam bash të qarta. E di se për draftin mund të them se është një formë gjithëpërfshirëse dhe nuk është hy në detaje. Në momentin kur bëhet prezantimi i draftit qoftë të dërgohet në Kushtetuese apo të dërgohet për verifikim në Komisionin e Venecias, unë do të kisha pasur pyetje, sepse nuk e kam të qarta. Mirëpo nuk është pyetje a do të pajtohem unë apo jo, pasi kemi profesionistë të cilët e vërtetojnë saktë a është në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Unë vet do të përpiqet që të inkorporoj ndoshta disa ide të mira por përndryshe unë nuk kam aspak frikë se mund të ndodh një Bosnjëzim, sikurse që thuhet sepse prapë institucionet janë këtu dhe veprojnë. Në fund të fundit nga ai vlerësim që do të ndodhte nuk do të kishte prishur rendin dhe kushtetushërinë”, ka theksuar Rashiq.
Sa i përket të ashtuquajturit “kuvend gjithëserb”, ku udhëheqës të Serbisë dhe të entitetit serb të Bosnjës, Republika Sërpska, bën thirrje për unitetin e serbëve në të gjithë rajonin, Rashiq ka deklaruar se ato janë deklarata boshe dhe vetëm për përdorim të brendshëm.

Sipas tij, presidenti serb, Aleksandër Vuçiq dhe kryetari i serbëve në Bosnje, Milorad Dodik e kanë mbledhur këtë kuvend për interesa personale dhe se konkluzionet e dala nga kjo mbledhje s’kanë asnjë peshë në aspektin evropian dhe regjional.

“Mos i konsideroni ato deklarata ju lutem, sepse ato janë për përdorim të brendshëm. Ju duhet të kuptoni se ata dy persona(Vuqiq dhe Dodik) që kanë qenë udhëheqësit e ngjarjes çdo fjalë që e bëjnë e kanë për interesa të veta dhe për përdorim të brendshëm. S’ka asnjë peshë në aspektin evropian dhe as regjional. Janë vetëm fjalë të zbrazura”, ka thënë Rashiq. /KP

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco