Avokati: Lidhjet e Ramës me krimin, në çdo hetim serioz për Shqipërinë

10:30, 17/06/2024
A+ Aa A-

Një hetim i ri shpërthyes tregon lidhjet e diskutueshme që rrethojnë gjeneralin Florian Coldea, ish-zëvendësdrejtorin e Shërbimit Informativ Rumun.

Këtë herë po flasim për lidhjet që ka me Shqipërinë.

Sipas informacioneve të marra nga Realitatea Plus, Florian Coldea është parë në restorante dhe hotele në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë, gjatë takimeve me politikanë, biznesmenë apo persona të tjerë të lidhur me qeverinë.

Avokati Arben Llangozi, i ftuar në KAFE SHQETO në SYRI TV, komentoi këtë skandal teksa u shpreh se kudo që ka një artikull apo hetim serioz në lidhje me Shqipërinë, del figura e kreut të qeverisë Edi Rama, e lidhur me grupe kriminale dhe trafik droge.

Për mua personalisht janë dy çështje shumë të lidhura me njëra-tjetrën, që kanë një emërues të përbashkët që është Edi Rama.

Edi Rama, McGonigalin e kishte personin, i cili godiste opozitën dhe nëpërmjet aferave korruptive që kishte krijuar këtu në Shqipëri, e mbronte Edi Ramën në lidhjet e tjera që ai kishte me trafikun e drogës.

Unë bëj çudi sepse ngado që del figura e Edi Ramës nëpër media serioze si Rai3, na rezulton se është i lidhur me grupe kriminale në trafik droge, del në përgjimet e SKY , del gjithandej , kjo është e tmerrshme për ta menduar.

Pse nuk u mor me këshilltarin e anti-mafias italiane që ishte punësuar po ka pasur këshilltar shefin e shërbimeve informative rumune, pra atë nuk e ka pyetur kurrë dhe me këtë person që ai kishte lidhje të drejtpërdrejta në trafikun e drogës, kishte kontakte dhe hante dreka –darka në Tiranë.

Dhe kjo është për t'u vlerësuar dhe për të filluar një hetim nga Prokuroria e Posaçme sepse nuk është shumë e vështirë për ta vërtetuar këtë gjë, përveç përgjimeve që ata kanë, që Edi Rama ka dalë nëpër përgjimet e SKY, lidhur me grupet kriminale, ata duhet të marrin në analizë të gjithë trafikun, ku fillon e ku përfundon dhe si ka kaluar nëpër doganat shqiptare.

Pra, duhet një analizë e thjeshtë dhe është e kapshme kjo gjë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco