Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës

Ende pa njohje nga Kenia, Presidentja Osmani takon për të treten herë Presidentin Ruto

Ende pa njohje nga Kenia, Presidentja Osmani takon për të treten herë Presidentin Ruto

09:37, 17/06/2024
A+ Aa A-

Kenia ka njohur vitin e kaluar pasaportën e Kosovës, ndërsa është diskutuar edhe njohja e Kosovës nga ky shtet. Zyrtarët atje kishin paralajmëruar se njohja pritet të finalizohet gjatë një vizite të Osmanit. Në këtë çështje është përzier edhe Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq i cili kishte thënë se nuk beson që Nairobi do ta njohë Kosovën. Sidoqoftë, Presidentja Osmani e ka takuar presidentin e Kenias, William Ruto.

Osmani ka thënë se kjo është hera e tretë që po takohen brenda një viti.

Ajo shtoi se kanë diskutuar për avancimin e raporteve mes dy shteteve.

“Në takimin tonë të tretë brenda një periudhe njëvjeçare, me Presidentin e Kenias, William Ruto, diskutuam sërish për avancimin e raporteve në mes të Republikës së Kosovës dhe Kenias.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco