VIDEO/ Berisha: Zamani dhe Kraja, mostra që amnistojnë krimin e tmerrshëm elektoral! Zgjedhjet nuk i dorëzojmë

21:34, 16/06/2024
A+ Aa A-

Kryedemokrati, Sali Berisha ka akuzuar drejtuesin e SPAK, Altin Dumanin dhe ish-xhelati i sigurimit të shtetit Arben Kraja se janë armiqtë më të egër të opozitës.

Sipas Berishës, ‘Ulsi Manja, Belinda Balluku, Damian Gjiknuri, Vangjush Dako, Pjerin Ndreu dhe dhjetra kriminelë të tjerë elektoralë bëjnë plane për të vjedhur zgjedhjet e ardhshme nën mburojën e kriminelëve elektoralë, Altin Dumani dhe Arben Kraja’.

Berisha: Miq!

T’i heqim hajdutët. E shkatërruan shtëpinë. Të ngrihemi të ecim të sigurtë me përmbysjen e kësaj diktature e cila është në aleancë me krimin mafien ndërkombëtare për të shfarosur në mënyrë paqësore Shqipërinë nga njerëzit e saj.

E premtja po vjen, vjedhësi duhet të nxirret për leckash nga bashkia. Të dashur miq. Ju protestoni çdo javë atje, hoteli i atij hajduti dhe hotele të tjera rriten në kate në mënyrë të pandërprerë.

Rojtar Zamani, ky kriminel, t’i pyesim pak ata të cilët bëjnë avokatinë e tij, si ka mundësi që hoteli 20 katësh apo sa është, të lartësohet çdo ditë, e kompanisë që ka vjedhur 100% fondet e qytetarëve të Tiranës.

Sa kate ke Zaman aty? Sa të kanë shpërblyer, o mercenar i krimit?

Tek Altin Zamani dhe ish-xhelati i sigurimit të shtetit Kraja, opozita shqiptare ka ndër armiqtë më të egër të saj. Janë këta mostra që amnistojnë krimin e tmerrshëm elektoral. I vetmi njeri i dënuar prej këtyre horrave është Beleri sepse e mundi Edi Ramën, sepse nuk pranoi të kandidonte për Edi Ramën.

Kurse Ulsi Manja, Belinda Balluku, Damian Gjiknuri, Vangjush Dako, Pjerin Ndreu dhe dhjetra kriminelë të tjerë elektoralë bëjnë plane për të vjedhur zgjedhjet e ardhshme nën mburojën e kriminelëve elektoralë, Altin Dumani dhe Arben Kraja.

A mund të ketë votime me Dumanin dhe Krajën? Me Ramën, Velinë dhe bandidëtët elektoralë? Kurrën e kurrës dhe prandaj ja të vdesim ja të rrojmë për votën e lirë.

Zgjedhjet nuk i dorëzojmë kurrë. Ne dorëzojmë çdo gjë, por jo votën e lirë, jo zgjedhjet, e bëjmë atë në emër tonë, të fatit tonë të dashurisë tonë për familjet fëmijët për Shqipërinë.

Betejë betejë dhe vetëm betejë. Rrofshi ju rroftë Shqipëria.

Fitore fitore fitore!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco