VIDEO/ Berisha: Në 9 muaj janë vjedhur 930 milionë euro, të mjaftueshme për të rritur rrogat dhe pensionet me 130%

21:22, 16/06/2024
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar se KLSH ka gjetur se në 9 muaj, janë vjedhur dhe shpërdoruar 93 miliardë lekë, pra 930 milionë euro nga qeveria shqiptare.

Sipas Berishës, kato para janë të mjaftueshme për të rritur të gjitha rrogat brenda vitit me 130%.

Berisha: KLSH ka gjetur se në 9 muaj, janë vjedhur dhe shpërdoruar 93 miliardë lekë, pra 930 milionë euro, të mjaftueshme për të rritur të gjitha rrogat brenda vitit me 130%.

Vjedhjet e kësaj bande, Edi Ramës, Erion Velisë, qeveritarëve të tij, tejkalojnë imagjinatën.

Unaza e Tiranës, 27 km gjithsej, 3 km të përfunduara në vitin 2013, pra 24 km, në 11 vite është ndërtuar rreth 1 km e gjysëm në vit, sepse Edi Rama, njëlloj si kundër dikur jepte leje pallatesh vetëm për një shkallë dhe shkallën tjetër duhet të paguaje ryshfetin si për të parën edhe tani i copëton i copëton i copëton vetëm e vetëm të vjelë maksimumin e ryshfetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco