Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Nga Kavaja, Meta uron besimtarët myslimanë: Kurban Bajrami simbol i sakrificave dhe humanizmit!

Nga Kavaja, Meta uron besimtarët myslimanë: Kurban Bajrami simbol i sakrificave dhe humanizmit!

10:17, 16/06/2024
A+ Aa A-

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit. Meta zgjidhi qytetin e Kavajës për të përcjellë urimin e tij.

“GËZUAR KURBAN BAJRAMIN! Kënaqësi t’ju uroj këtë Festë të Shenjtë, simbol të sakrificave dhe humanizmit, pikërisht nga Kavaja, qyteti simbol i traditave dhe vlerave”, tha Meta, i cili theksoi se “Sakrificat duhen njohur dhe të mirat duhen ndarë në mënyrë të përbashkët, që të plotësojmë njeri tjetrin”.

Po ashtu Meta premtoi se brenda 100 ditëve të para të qeverisjes së ardhshme do të kthen pronat e komuniteteve fetare.

“Por gjej rastin të konfirmoj vendosmërinë e PL për të kthyer brenda 100 ditëve të para në qeverisjen e ardhshme të gjitha pronat e komuniteteve fetare. Për 34 vite ka një grabitje të qëllimshme të pronave për shkak të korrupsionit dhe klientelizmit. Ne do të shlyejmë një detyrim të madh dhe do ta ndihmojmë vendin tonë që të ketë më shumë mbarësi dhe do të jemi më të çliruar nga ajo padrejtësi që ndodhi në Shqipëri ku u ndalua besimi dhe u morën pronat e komuniteteve”, tha Presidenti i PL.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco