Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Urimi për besimtarët, Berisha: Bajrami që vjen më mirë të na gjejë!

Urimi për besimtarët, Berisha: Bajrami që vjen më mirë të na gjejë!

09:51, 16/06/2024
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratikë Sali Berisha ka uruar festën e Kurban Bajramit gjatë ditës së sotme.

Në një mesazh në faqen e tij në facebook ai shkruan se “le t’i urojmë ne së bashku nga zemra të dashur miq, çdo besimtari mysliman si dhe mbarë shqiptarëve, Gëzuar këtë ditë të shenjtë”.

“Bajrami që vjen më mirë të na gjej!”, shkruan Kreu I PD

Mesazhi:

Gëzuar Kurban Bajramin!

Të dashur miq, sot myslimanët shqiptarë në Shqipëri dhe kudo që janë festojnë Kurban Bajramin, ditën e mëshirimit, durimit, përkushtimit dhe sakrificës të njeriut për Krijuesin, veten, familjen, vendin e tij.

Le t’i urojmë ne së bashku nga zemra të dashur miq, çdo besimtari mysliman si dhe mbarë shqiptarëve, Gëzuar këtë ditë të shenjtë dhe t’i lutemi Zotit të pranojë dhe shpërblejë me të mirat e tij çdo durim, sakrificë e përpjekje të çdo shqiptari. Bajrami që vjen më mirë të na gjej! #sb

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco