Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ EURO 2024, sa kushtonte të shihje Kombëtaren në Gjermani?

VIDEO-Komisioni antikorrupsion/ Vasili: Që hajdutët të luftojnë hajdutërinë, vetëm në Shqipëri mund të dëgjohet

16:59, 15/06/2024
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili gjatë një interviste dhenë për Edicionin e Pasdites në SYRI TV, ka folur në lidhje me komisionin antikorrupsion të ngritur nga Edi Rama dhe mazhoranca e tij.

Në bisedë me moderatoren, Eneida Ndocaj, Vasili tha se, vetëm në Shqipëri ndodh që hajdutët të luftojnë hajdutërinë.

‘Në momentet që ndodhet Shqipëria, vendim më i korruptuar i Europës, vendi i dytë në botë për korrupsionin, ka vetëm një shkaktar, i cili është Edi Rama me Rilindjen.

Kjo është kaq e qartë.

Të gjitha pushtetet, fondet, pasuritë publike ndodhet në dorën e tyre dhe çdo aferë publike, njëra më e madhe se tjetra, lidhet me ata.

A mundet që këta kryehajdutë, mafiozë, janë këta që do të luftojnë korrupsionin?

Pse e ka refuzuar opozita komisionin? Sepse korrupsioni luftohet me gjithë fuqinë e ligjit.

U ndërtuan me demek disa institucione që do të luftonin në mënyrë të veçanta korrupsion, për krimin dhe korrupsionin e zyrtarëve të lartë. Një strukturë e tillë u ndryshua kushtetuta, pikërisht për të luftuar korrupsionin.

E gjithë çështja e tyre është të mbajnë drejtësinë sa më shumë në presion, që dhe ato pak veprime që ajo ka bërë, të mos bëjë të tjera, fare.

Të mos thërrasë njeri, të mos hetojnë njeri, sepse e kanë shumë të qartë se imazhi i tyre është rrënuar para shqiptarëve.

Asnjë njeri nuk llogarit dot me saktësi sa të korruptuar janë, e sa është fatura e aferës.

Që hajdutët të luftojnë hajdutërinë, vetëm në Shqipëri mund të dëgjohet. Hajdutët i lufton vetëm ligji.

Një komision i realizuar me qëllimin të artikuluar kohë më parë, që të kenë drejtësinë nën vëzhgim dhe nën shantazh për të mos bërë asgjë.

Ajo 99% është e kapur, por sigurisht vajtja e disa ministrave, drejtorë, që detyrohen të thirren për afera, tani po përpiqen që me çdo kusht e mjet të mbyllin çdo rrugë e mundësi sepse imazhi i tyre ka marrë fund’, tha Petrit Vasili në SYRI TV.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco