‘Më lironi nga burgu’/ Beleri humbet betimin, por jo mandatin e eurodeputetit

‘Më lironi nga burgu’/ Beleri humbet betimin, por jo mandatin e eurodeputetit

16:28, 15/06/2024
A+ Aa A-

Fredi Beleri mund të mos marrë pjesë në betimin e tij si eurodeputet në Parlamentin Europian. Kështu shprehet media e njohur greke, Ekathimerini, duke cituar burime të saj.

Sipas saj, Parlamenti Europian do të zhvillojë seancën e parë në 16 korrik në të cilën pritet të jenë prezentë edhe eurodeputetët e rinj të sapozgjedhur.

Por pavarësisht qëndrimit në burg, Fredi Beleri nuk do të ketë pengesa për marrjen e mandatit. Kjo pasi betimi në Parlamentin Evropian nuk është parakusht për ratifikimin e zgjedhjes së tij të ligjshme.

Në komentet e tij për Skai Tv, Fredi Beleri tha se ‘i vetmi vendim i drejtë do të ishte lirimi tij’, duke shtuar se nuk ka iluzione për sistemin e drejtësisë shqiptare. ‘Unë e di që sistemi gjyqësor në Shqipëri kontrollohet nga kryeministri Edi Rama’, tha Beleri në lidhje me rastin e tij e cila ka tensionuar marrëdhëniet greko-shqiptare.

Greqia ka theksuar vazhdimisht se çështja Beleri është një shkelje e shtetit të së drejtës dhe ka paralajmëruar se mund të bllokojë aspiratat e Shqipërisë për në Bashkimin Europian.

Ministri i Jashtëm grek George Gerapetritis përcolli mesazhin e Greqisë në samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore në Shkup, duke theksuar se respektimi i ligjit ndërkombëtar dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë është një kusht i domosdoshëm për anëtarësimin në BE.

‘Dialogu i vazhdueshëm, përmbajtja nga retorika përçarëse dhe veprimet e njëanshme, si dhe zbatimi i marrëveshjeve ndërkombëtare janë thelbësore për gjetjen e një rruge të qëndrueshme përpara dhe garantimin e stabilitetit, sigurisë dhe prosperitetit në rajonin tonë’, tha Gerapetritis.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco