Del nga intubimi avokati Sokol Mëngjesi, lajmi konfirmohet nga motra e tij

14:57, 15/06/2024
A+ Aa A-

Dy ditë pas daljes nga koma, një tjetër lajm i mirë ka ardhur për shëndetin e avokatit Sokol Mëngjesi nga spitali në Athinë ku është dërguar prej disa ditësh. Nëpërmjet një statusi në Facebook, motra e tij, Ida Mëngjesi ka lajmëruar se tashmë avokati ka dalë dhe nga intubimi. Teksa falenderon të gjithë ata që i qëndruan pranë familjes së tyre, Ida Mëngjesi konfirmon daljen nga intubimi të avokatit Mëngjesi.

"Në emrin e vëllait tim të shtrenjtë. Në emër të prindërve të mi heronj. Në emër të Anxhelës së dashur dhe engjëjve tanë të bekuar, dhe me gjithë qënien time do doja t’ju falenderoja nga zemra çdo njërin prej jush, të njohur e të panjohur që e mbuluat Sokolin me një mburojë të papërshkruar dashurie njerëzore, derisa sytë e tij të zgjuar u zgjuan nga kjo ëndërr e keqe"  tha motra e tij.

Avokati Sokol Mëngjesi u sulmua fizikisht në mënyrë barbare nga 3 persona. Ngjarja ndodhi rreth orës 09.00 të 29 majit, në zonën e ish-bllokut kur Sokol Mëngjesi po çonte një nga fëmijët në kopësht. Policia deri më tani ka arrestuar një nga autorët, Dorjan Alinë dhe porositësin Dritan Nano. 3 autorët e tjerë vijojnë të jenë në kërkim.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco