Xhaferri: Qeveria jep 1.9 mln euro dhuratë koncensionarit për analiza të pakryera

Xhaferri: Qeveria jep 1.9 mln euro dhuratë koncensionarit për analiza të pakryera

13:31, 15/06/2024
A+ Aa A-

Kreu i FRPD, Besard Xhaferri ka reaguar në lidhje me koncesionet e dhënë në shëndetësi nga qeveria Rama.

Xhaferri është shprehur se koncesionari  i check up ka marrë nga qeveria Rama  më shumë se 192 milionë lekë të reja  për analiza të pakryera, e kjo vetëm në një vit sipas një raporti të KLSH.

Reagimi:

Koncesionari  i check up ka marrë nga qeveria Rama  më shumë se 192 milionë lekë të reja  për analiza të pakryera, e kjo vetëm në një vit sipas një raporti të KLSH.

Kjo dëshmon gjenocidin   që ka kryer Rilindja mbi paratë e destinuara për shëndetësinë, që kanë shkuar për koncensione korruptive, duke sjellë gjenocid në jetët  e shqiptarëve.

Kur lexova këto shifra që janë vetëm maja e ajsbergut sa i përket korrupsionit në këtë sektor jetik për shoqërinë, ndërmend më erdhën ata mijëra qytetarë që çdo ditë në rrjete sociale bëjnë apel për kurim jashtë vendit përmes shoqatave humanitare, pasi spitalet tona publike nuk ofrojnë shërbime për shumë operacione, duke nisur nga ato të thjeshtat deri tek ato të komplikuarat.

Ndërmend më erdhën jetët e humbura të vogëlushit Kristi Maze dhe adoleshentit Floristel Gjata, për të cilët  Ministria e Shëndetësisë, nuk alokoi fondet në kohë për kurim jashtë vendit pasi fondet ishin çuar për mobilim zyrash.

Ajo çfarë Edi Rama ka bërë me shëndetësinë në këtë vend është kriminale dhe e paprecedentë, në kufirin e vrasjes masive në emër të babëzisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco