Shehu: E morëm flamurin tonë, flamurin e PD dhe Berisha ishte faktori kryesor!

Shehu: E morëm flamurin tonë, flamurin e PD dhe Berisha ishte faktori kryesor!

11:51, 15/06/2024
A+ Aa A-

Drejtuesit e Partisë Demokratike kanë zhvilluar paraditen e sotme një takim me demokratët e Përmetit.

Në fjalën e tij, deputeti Tritan Shehu, ndër të tjera tha: “Ne, para pak ditësh, morëm - nuk është se na u dha - flamurin e Partisë Demokratike, që u kthye përsëri në Shtëpinë e tij pas një kohe uzurpimi, vjedhjeje, rrëmbimi nga ky regjim.

Ne e morëm atë, kemi flamurin tonë, siglën tonë, kemi kryetarin tonë tashmë të zyrtarizuar, të qartë, të pranuar edhe nga ata që donin për periudha të gjata të na nxirrnin edhe jashtë ligjit sepse, realisht, ajo që ndodhi, ishte një tendencë, tentativë, një komplot i regjimit bashkë me drejtësinë e tij për të na nxjerrë jashtë ligjit.

Në fund jemi këtu, të gjithë së bashku, të militojmë të luftojmë dhe të aspirojmë për fitoren e madhe të Partisë Demokratike, të demokracisë shqiptare.

Pse ne e arritëm këtë, pse arritëm të formalizojmë atë që ishte një realitet?! Unë mendoj se janë dy arsye të mëdha mbi të cilat prodhohet një e drejtë e rrëmbyer dhe e marrë përsëri nga ne në shërbim të demokracisë.

E para është Sali Berisha, ai është faktori kryesor. Me qëndrimin e tij, me vendosmërinë e tij, por edhe me mençurinë e madhe të tij dhe me durimin e tij dhe mesazhet e qarta që ka dhënë, gjëra që realisht në një moment të caktuar mund të kemi thënë se duhet të jemi edhe më të fortë, edhe më agresivë, por ai na ka qetësuar të gjithëve bashkë duke pasur një largpamësi historike për vlerat e PD-së, për demokracinë shqiptare dhe ai ishte faktori kryesor. Faktori i dytë jeni ju, janë anëtarët,militantët, strukturat e PD.”

Ndiqni fjalimin e plotë në videon në vijim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco