Protesta para bashkisë së Tiranës, Policia arreston të revoltuarit prej korrupsionit

Protesta para bashkisë së Tiranës, Policia arreston të revoltuarit prej korrupsionit

11:04, 15/06/2024
A+ Aa A-

Policia e Tiranës ka mësyrë mbi demonstruesit që protestuan edhe dje përpara bashkisë së Tiranës, kundër korrupsionit galopant. Një prej tyre është arrestuar me pesë akuza në ngarkim, kurse gjashtë të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.

Në njoftimin e Policisë së Tiranës thuhet:

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në lidhje me aktet e dhunshme të ushtruara gjatë protestës së zhvilluar ditën e djeshme, përpara Bashkisë Tiranë, nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në vijim të veprimeve hetimore e procedurale dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, arrestoi në flagrancë shtetasin B K, 39 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Prishje e qetësisë publike" - "Goditje për shkak të detyrës" - "Shkatërrim i pronës me zjarr" - "Shkelje e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse" - "Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik".

Gjithashtu, procedoi në gjendje të lirë shtetasit: P O, 66 vjeç, D P, 62 vjeç, I T, 49 vjeç, K K, 43 vjeç, E P, 24 vjeç dhe R D, 20 vjeç për veprat penale: "Prishje e qetësisë publike" - "Shkatërrim i pronës" -  "Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik". Materialet i kaluan Prokurorisë.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco