VIDEO/ 'Ju ftoj për qëndresë heroike!' - Ilir Meta shemb me vare, piketat e TEC-it në Roskovec

VIDEO/ 'Ju ftoj për qëndresë heroike!' - Ilir Meta shemb me vare, piketat e TEC-it në Roskovec

10:05, 15/06/2024
A+ Aa A-

Me vare në dorë, duke goditur piketat ku do të ndërtohet TEC-i në fshatin Suk1 të Roskovecit, Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, e ka dhënë vetë i pari sot mesazhin e protestës për qëndresë kundër “kësaj bande” që vjedh pa fund, siç e cilësoi ai qeverinë Rama.

“Ky është qëllimi: shkatërrimi i bujqësisë, shkatërrimi i blegtorisë, që ju të largoheni nga këtu, që Shqipëria të kthehet në një gropë të madhe, inceneratorësh, termocentralesh kriminale, që të vjedhë pa fund banda e Edi Ramës dhe e Ëngjëll Agaçit...” vërejti Meta në fund të fjalës që mbajti para protestuesve në Roskovec, që kundërshtojnë ndërtimin e TEC-it.

“Prandaj ju ftoj, - thirri ai, - qëndresë heroike! Edhe këto piketat që kanë vënë këtu...ku është vareja? Ku është vareja?  Merrni çdo mjet kundër këtyre maskarenjve! Kundër këtyre pushtuesve!"

LEXO: Meta kundër TEC-it në Roskovec: Kryebanditi Rama kërkon t'i helmojë banorët, investim kriminal!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco