Meta kundër TEC-it në Roskovec: Kryebanditi Rama kërkon t'i helmojë banorët, investim kriminal!

Meta kundër TEC-it në Roskovec: Kryebanditi Rama kërkon t'i helmojë banorët, investim kriminal!

09:29, 15/06/2024
A+ Aa A-

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i është bashkuar sot protestës së banorëve të Roskovecit, të cilët janë ngritur kundër ndërtimit të një termocentrali që rrezikon të ndotë zonën, " për të mbrojtur komunitetin e mrekullueshëm  nga Kryebanditi Edi Rama, i cili kërkon të shkatërrojë bukuritë dhe potencialet e jashtëzakonshme të kësaj treve për zhvillim, si dhe t'i helmojë banorët me ndërtimin e TEC-it" siç u shpreh,

"Jam sot këtu me komunitetin e mrekullueshëm të Roskovecit, - nënvizoi Meta, - me këshilltarët, drejtuesit e opozitës dhe gjithë grupet e interesit, që kërcënohen për t’u helmuar nga investim kriminal që bën Edi Rama duke e menduar Roskovecin si në komunitet që thyhet, nënshtrohet lehtë, për të prodhuar miliarda për interesat e tij, për një TEC që do të jetë për eksport në Greqi.

Të shkojë kompania greke ta bëjë TEC-in në Greqi! Ç’punë ka me Roskovecin?! Si mundet të shkatërrohet një pasuri e tillë e ndërtuar me mund për dekada?!  Janë me dhjetëra e dhjetarë ha sera që janë investuar dhe që marrin zero mbështetje nga qeveria, sa janë detyruar njerëzit që t’i braktisin në pjesë të madhe këto troje që duhet të prodhojnë begati për këta fëmijë.

Prandaj  jam këtu me ju kundër kësaj veprimtarie kriminale që është si dy pika uji me inceneratorin famëkeq dhe u habita kur pashë një emër Agaçi aty tek rruga e më thanë që qenka nip këtej. M’u kujtua Ëngjëll Agaçi (nuk kam lidhje me atë unë, nuk kam lidhje me mbiemrin). Edhe nipi i Skënderbeut, Kastrioti e kishte mbiemrin, po Hamzai ishte palaço, Skënderbeu ishte hero.

Pra, nuk ka lidhje, po ka lidhje me këtë tjetrën që të ketë turp Ëngjëll Agaçi që është bërë bashkë me Edi Ramën, me Majlinda Bufin, për ta bërë TEC-in këtu sepse e kanë menduar si më kollaj për të nënshtruar këtë zonë dhe shkatërruar atë.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco