Rohde i përgjigjet Hill: Normalizimi Kosovë- Serbi përfshin njohjen

Rohde i përgjigjet Hill: Normalizimi Kosovë- Serbi përfshin njohjen

09:42, 14/06/2024
A+ Aa A-

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, në një postim të bërë në rrjetin social X ka thënë se normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë përfshinë njohjen reciproke. 

Rohde e bëri këtë postim pas deklaratës së ambasadorit të SHBA-së në Beograd, Chris Hill, i cili deklaroi se nuk mendon që Serbia duhet ta njohë Kosovën për të hyrë në Bashkimin Evropian. 

“Vetëm sa për të rikujtuar: Lexojeni deklaratën e qartë të kancelarit gjerman Scholz gjatë vizitës në Kosovë dhe Serbi në qershor të vitit 2022 për normalizimin, përfshirë njohjen reciproke. Kjo qëndron ende. Rruga është aty. Zbatim i plotë i marrëveshjes së Brukselit dhe asaj të Ohrit nga të dyja palët sa më parë”, ka shkruar Rohde mbrëmë vonë në X.

Në këtë postim Rohde ka shpërndarë edhe lajmin me deklaratën e kancelarit gjerman Olaf Scholz, gjatë vizitës së tij në Kosovë, në qershor të vitit 2022. 

“Një marrëveshje politike mes të dy vendeve është një kusht i rëndësishëm për investime dhe vende pune e me këtë edhe për perspektivën e të rinjve në Kosovë. E qartë është se marrëveshja në fund duhet të zgjidhë edhe çështjen e njohjes së Kosovës, sepse është e paimagjinueshme që dy vende të cilat nuk e njohin njëra-tjetrën të bëhen anëtare të BE-së”, pati deklaruar Scholz.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco