Mediat e huaja: Mbi 100 ministra e deputetë shqiptarë në Euro 2024...

Mediat e huaja: Mbi 100 ministra e deputetë shqiptarë në Euro 2024...

09:36, 14/06/2024
A+ Aa A-

Rrjeti i njohur televiziv, ESPN raporton se më shumë se 50 mijë tifozë shqiptarë do jenë të pranishëm për të parë ndeshjen me Italinë, një rekord për Europianin.

Sipas ESPN, mbi 100 ministra dhe parlamentarë të marrin pjesë në ndeshjet e grupit B të ekipit shqiptar.

“UEFA dhe autoritetet gjermane po përgatiten për mbi 50,000 tifozë të Shqipërisë që të marrin pjesë në ndeshjen e së shtunës në Euro 2024 kundër Italisë në Dortmund, thanë burimet për ESPN, në atë që do të jetë kontingjenti më i madh udhëtues i çdo skuadre tjetër përveç vendit pritës.

Kaq i madh është interesimi për lojën në vendin ballkanik, kryeministri shqiptar Edi Rama ka pezulluar parlamentin e vendit për 10 ditë për të mundësuar që mbi 100 ministra dhe parlamentarë të marrin pjesë në ndeshjet e grupit B të ekipit kundër Italisë, Kroacisë dhe Spanjës.

Edhe pse Signal Iduna Park, stadiumi vendas i Borussia Dortmund-it, mban rregullisht mbi 81,000 spektatorë për ndeshjet e klubit, tani do të ketë një kapacitet të reduktuar prej 62,000 gjatë Euro 2024 dhe burimet e UEFA-s kanë thënë se një numër i madh biletash të seksionit neutral për ndeshjen hapëse të Grupit B janë blerë nga tifozët shqiptarë,” raporton ESPN.

“Shumë banorë shqiptarë në Gjermani kanë blerë biletat për paraqitjen e parë të vendit në turne të madh që nga Euro 2016, ndërsa kampionia e Europës në fuqi, Italia pritet të mbështetet nga më pak se 10,000 tifozë për shkak se shumica dërrmuese e biletave janë blerë nga tifozët shqiptarë,” thekson rrjeti i njohur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco