VIDEO/ Maliqi: Berisha është politikan i marrëveshjeve të mëdha, ai do të dijë të dërgojë opozitën te fitorja

15:13, 13/06/2024
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin e lajmeve  'Ora 15.00' në 'SYRI TV 'me moderatorin, Bledi Marku për të folur për situatën politike dhe aksionet e opozitës pas fitimit të vulës nga PD ishte ish kandidati i PL në Kuçovë, Lefter Maliqi.

Maliqi është shprehur se fryme te demokratët është rikthyer dhe me konsolidimin e PD fitorja në zgjedhjet e ardhshme është shumë pranë.

"Unë isha kandidat i Kuçovës një nga zonat më të majta në Shqipëri dhe për 34 vite lokali dhe legjislativi drejtohej nga e majta, ndërsa unë pa vulë pa fonde, pa komisionerë arrita të fitoj në atë zonë.

Kuçova u kthye djathtas, Berati si qytet është i djathtë por zonat dhe rrethet janë të majta dhe besoj se këtë herë ky qark do të bëjë surprizën dhe do të fitohet nga opozita.

Berisha nuk është njeri i inateve, ai do të arrij që të bashkojë të gjithë demokratët ai është njeri kompromiseve të mëdha. Gabime në jetën politike të tij ka por ka arritje të jashtëzakonshme.

Jam gati dhe jemi gati që të përballemi kundër pushtetit, mandatet dhe pushteti fitohet me frymë, ajo u rikthe kur u fitua vula. Sot ka një zhgënjim të madh te njerëzit dhe socialistët sepse po shikojnë që janë të vetëm njerëz që lëvizin nga një drejtori në tjetrën."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco