‘Piranjat’ sot në protestë para Gjykatës Kushtetuese: Bashkojmë forcat me profesionistët e lirë

‘Piranjat’ sot në protestë para Gjykatës Kushtetuese: Bashkojmë forcat me profesionistët e lirë

15:05, 13/06/2024
A+ Aa A-

Emisioni investigativ "Piranjat" i SYRI TV, gazetarë dhe operatorë të tij, kanë vendosur të jenë sot në krye të protestës që kanë thirrur përpara Gjykatës Kushtetuese, për të kundërshtuar taksën e rritur që godet profesionistët e lirë në Shqipëri.

Gazetari Eraldo Harlicaj shpjegoi, pak orë para protestës që mbahet në orën 18:00 se shpresojnë të ketë pjesëmarrje dhe interes dhe po ashtu, tregoi arsyen, pse gazetarët vendosën të dalin në krye të kësaj proteste. 

“Shpresojmë të ketë masivitet, - tha Harlica në edicionin e mesditës në SYRI TV. - Nëse do të ishim në një shoqëri dhe sistem normal, patjetër që do të kishte masivitet.

Fakti që Piranjat organizojnë këtë protestë në orën 18:00 përpara Gjykatës Kushtetuese lindi si nevojë sepse kishim pa fund denoncime që nga janari, në momentin që ndryshoi taksimi për profesionistët e lirë nga 15% -  23% në bazë të të ardhurave.

Kur pamë këto denoncime që vinin në redaksinë tonë dhe që kërkonin mbështetjen e emisionit, për këtë arsye e kthyem në kauzë.

Përveç faktit që kemi bërë disa tema në lidhje me këtë tematikë, ne kemi vendosur të bëjmë edhe këtë proces për një arsye shumë të thjeshtë, sepse një pjesë e madhe e këtyre mesazheve fatkeqësisht na vinin anonime. Pavarësisht se janë profesionistë të lirë, në pozicione mjaft të mira pune, në fund të denoncimeve të mbeteshin anonimë.

Duke parë një trend të tillë ne vendosëm të bashkonim forcat me të gjitha këto profesione të lira. Janë 169 profesione që preken, diku te 29 mijë profesionistë të lirë që dëmtohen nga ky taksim dhe për këtë arsye bëj thirrje, duke qenë se jemi dhe në prag të protestës, të ketë sa më shumë në mbledhje dhe të mos mungojnë të thonë fjalën e tyre,” nënvizoi gazetari./ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco