Këshilltari i Ramës i përfshirë direkt në trafikun e kokainës nga karteli i Sinaloas në Shqipëri dhe BE

Këshilltari i Ramës i përfshirë direkt në trafikun e kokainës nga karteli i Sinaloas në Shqipëri dhe BE

14:44, 13/06/2024
A+ Aa A-

Një skandal i madh ka tronditur Rumaninë këto ditë.

Në qendër të kësaj furtune është një ish-gjeneral i shërbimeve sekrete rumune.

Bëhet fjalë për Florian Coldea-n, emri i të cilit është shfaqur edhe në median shqiptare përpara disa vitesh.

Por si është historia?

E shpjeguar me pak fjalë, Coldea dyshohet se është përfshirë në një rrjet të trafikut të kokainës direkt nga karteli i frikshëm i Sinaloas meksikane.

Gjenerali rumun ofronte mbrojtje për rrjetin që e sillte kokainën nga Meksika drejt Shqipërisë dhe më pas në Rumani ku shpërndahej kryesisht në zonat e pasura.

Sipas gazetës rumune, EVZ, gjenerali rumun ishte rekrutuar në këtë rrjet nga famëkeqi Dorian Duçka. Ndërmjetësja e kësaj historie të frikshme trafiku ishte e dashura e gjeneralit, e quajtur Marina Pandarof.

Gazeta ka publikuar edhe një foto ku shfaqet gjenerali së bashku me Dorian Duçkën dhe të dashurën e tij, të cilën mediat e etiketojnë si ‘biondja fatale’.

‘Fotoja është bërë në Berlin, ku të tre u takuan për të bërë pazare droge në zinxhirin Meksikë-Shqipëri-Bukuresht’. Siç mund ta shihni, gjenerali ishte shumë i dashuruar me bionden e tij fatale,’ shkruan gazeta.

Ndërkohë, Romania TV raporton se gjenerali kishte fituar një kontratë konsultimesh në Shqipëri, madje këshillonte edhe vetë Edi Ramën, të cilin televizioni e cilëson si ‘një nga politikanët më kontrovers në rajon’.

‘Shqipëria është e famshme për faktin se bandat shqiptare kanë zhvilluar ‘industri’ reale të armëve, alkoolit, kontrabandës së cigareve dhe naftës, trafikut të drogës dhe prostitucionit. Sasi të mëdha kokaine nga Amerika Latine sillen në Shqipëri, të cilat shpërndahen në Kosovë, Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë dhe më pas transportohen në Perëndim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco