Xhaferri: 'Haraçi' i Narkoshtetit për profesionet e lira, sot në protestë para Gjykatës Kushtetuese ose nesër në radhë tek tatimet!

Xhaferri: 'Haraçi' i Narkoshtetit për profesionet e lira, sot në protestë para Gjykatës Kushtetuese ose nesër në radhë tek tatimet!

14:13, 13/06/2024
A+ Aa A-

Sot si një i ri që prej vitesh paguaj faturën e rëndë të sipërmarrjes në një vend si Shqipëria, ku injektimi i parave të krimit ka rrënuar ekonominë, do ti bashkohem protestës që do zhvillohet sot në 18:00 tek Gjykata Kushtetuese kundër taksës për profesionet e lira. 

Kjo taksë e hyrë në fuqi që prej 1 Janarit 2024  ka bërë që të gjithë personat fizikë tregtar apo të vetë-punësuarit e profesioneve për fitimin e deklaruar nga biznesi deri më 14 milionë lekë në vit të taksohen me normën tatimore 15%, ndërsa për fitimin e deklaruar mbi fashën e 14 milionë lekëve të taksohen 23% në vit. 

Ky haraç i vendosur nga qeveria më e korruptuar në Evropë është për të mbushur arkën e shtetit dhe për të mbuluar vjedhjet galopante përmes modeleve 5D dhe DAAM shpk të shpikura nga sekti i Rilindjes.

Që prej hyrjes në fuqi të kësaj takse me qindra sipërmarrjes janë detyruar të mbyllin aktivitetin e tyre dhe deri në fund të viti kjo gjobë arbitrare do pasohet me eksod të trurit. 

Partia Demokratike ka bërë padi në Gjykatën Kushtetuese ku ka kërkuar shfuqizimin e taksave për profesione e lira dhe sot  në 18:00 kjo Gjykatë duhet të dalë në një vendim paraprak në interes të qytetareve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco