VIDEO/ Meta del nga SPAK: Dum Dumani nuk e shpëton dot Edi Ramën, me aktet e tij kriminale kundër opozitës

13:40, 13/06/2024
A+ Aa A-

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dalë nga zyrat e SPAK, pas më shumë se 3 orësh marrjen në pyetje.

Meta ka akuzuar drejtuesin e SPAK se merret me opozitën që të shpëtojë Edi Ramën. Por nuk do ta shpëtojë dot, tha presidenti i PL-së.

‘SPAK është kthyer në një parti bashkë qeverisëse të Edi Ramës. Jam pyetur tre orë kot më kot për ata që nuk kanë asnjë lidhje me mua.

U pyeta në cilësinë e kundërshtarit të këtij narko shtetit që e mban në këmbë Dum Dumani, që në vend që të hetojë McGonigal, në vend që të ndalojnë Edi Ramën, inceneratorin, aferën e portit të Durrësit, PPP që janë rrjedhja më e madhe financiare e këtij vendi, merren me përrallat e laraskave të tij.

Tani do të ik tek sipërmarrja, kur të doni ju do të bëj konferencë shtypi.

Tani kam tryezën, këtë do Dum Dumani, këtë detyrë i ka caktuar Edi Rama, Dum Dumanit.

Si kundërshtar i narkoregjimit që kërkon të mbahet me Dum Dumanin tuaj, që bën tërë ato akte kriminale kundër opozitës, për të shpëtuar Edi Rëmën.

Nuk e shpëton dot’, tha Ilir Meta për mediat pas daljes nga SPAK.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco