VIDEO/ Cakrani: Shoferët bëjnë pazaret e pista të ministrave dhe drejtorëve

12:24, 13/06/2024
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin e mëngjesit 'Kafe Shqeto' në SYRI TV për të komentuar arrestimin e shoferit të Ardi Veliut ishte avokati, Kujtim Cakrani.

Cakrani ka theksuar se ne jetojmë në shtetin e shoferëve dhe bodigardëve pasi ata bëjnë pazaret e pista ëpr shefat e tyre.

"Duhet të kuptojmë se kemi pasur dhe më parë raste të tilla kur ishte shoferi i kryetares së kuvendit i cili kishte tarifën 5 mijë euro gjobë ëpr vende pune. Ka pasur shoferët ose bodigarët e Tahirit që merreshin me trafik droge e sot janë të arrestuar.

Kemi pasur raste të tjera të shoferave të ministrave dhe drejtorëve të policisë, shoferët janë shumë të rëndësishëm në publik pasi bëjnë pazaret e shefave të tyre.

Ka pasur një drejtues policisë në Vlorë ku u arrestua së bashku me shoferin pasi merrej me trafik dhe bënte pazare. Ky është një shtet shoferësh dhe janë personazhe të cilët kryejnë pazaret e pista të shefave të tyre."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco