VIDEO/ Berisha-Ramës: Asgjë nuk të shpëton nga interpelanca! Vish në daç fustanin e Lindës, por do të të zhvesh lakuriq në parlament

VIDEO/ Berisha-Ramës: Asgjë nuk të shpëton nga interpelanca! Vish në daç fustanin e Lindës, por do të të zhvesh lakuriq në parlament

20:47, 12/06/2024
A+ Aa A-

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama se nuk do të shpëtojë nga interpelanca e thirrur prej kryedemokratit në lidhje me fondet miliona euro të përfituara nga familjarët e kryeministrit.

‘Asgjë nuk të shpëton nga interpelanca! Vish në daç fustanin e Lindës, por do të të zhvesh lakuriq në parlament’, u shpreh Berisha.

Berisha: Edi Rama, sot unë të thirra në interpelancë.

Por sot, ti veshe fustanin e Lindës së parlamentit o frikacak, o burracak dhe hodhe poshtë, nuk pranove, refuzove i tmerruar interpelancën time.

Miqtë e mi, unë bëra detyrën si deputet në respekt, por parlamenti im jeni ju, është kjo platformë.

Dhe unë u garantoj ju, ju garantoj ju se asgjë nuk e shpëton Edi Ramën nga interpelancën.

Se ai duhet të japë llogari qindarkë për qindarkë për akuzën e OSBE 200 milionë euro të fshehura në kontot offshore.

Se ai duhet të japë llogari qindarkë për qindarkë për pallatin pesëkatësh në oborrin e pallateve pa asnjë faturë tatimore, doganore, bankare. Sigurisht zbriti nga qielli në oborr.

Se ai duhet të japë llogari për 136 milionë euro të zhdukura në djegësin e Tiranës.

Se ai duhet të japë llogari për qindra tendera sekretë të fituar nga baxhanaku me ortakun e tij, në të cilat në tërësi është aplikuar modeli i vjedhjes njëlloj si në bashki.

Se ai duhet të japë llogari për 37 mijë metër katrorë që i ka dhënë vëllait të vet Olsi Rama me firmën e tij.

Se ai duhet të japë llogari për 142 udhëtimet me avion taksi, për transportin siç thuhet të qindra bauleve diplomatike me drogë ose narkoeuro.

Ai ka shumë gjëra për të dhënë llogari.

Vargu i tyre nuk mbaron.

Edi Rama, nuk ke shpëtim. Vish në daç fustanin e Lindës, çfarë të duash, do të zhvesh lakuriq në parlament, siç je përpara popullit. Cullak do të nxjerr.

Se atë që u ke bërë ti shqiptarëve, nuk ua ka bërë asnjë armik ndonjëherë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco