VIDEO/ Berisha: U bëj thirrje të gjitha partive politike opozitare të bashkohemi se Shqipëria po tretet

20:33, 12/06/2024
A+ Aa A-

Kryedemokrati Sali Berisha i ka bërë një tjetër thirrje partive politike opozitare që të bashkohen rreth Partisë Demokratike.

‘U bëj thirrje të gjitha partive politike opozitare të bashkohemi se Shqipëria po tretet’, theksoi Berisha në protestën maratonë që zhvillohet në ‘Rrugën e Shpresës’.

Berisha: Miqtë e mi, në emër tuaj u bëj thirrje të gjitha partive politike opozitare, parlamentare, joparlamentare, tradicionale apo të sapokrijuara, të bashkohemi se Shqipëria po tretet.

Se duhet të na bashkojë dashuria për Shqipërinë.

Unë e kuptoj se shumë nga ju kanë idera dhe mendime të tjera nga PD, pro asnjëra prej jush nuk mund të pajtohet kurrë me këtë shpopullim barbar.

Me këtë zhbirje që po u bën Edi Rama me regjimin e tij shqiptarëve.

Unë e kuptoj se ne kemi platforma të ndryshme, por asnjëri prej jush nuk mund të pajtohet me këtë vjedhje të tmerrshme që po u bën Edi Rama shqiptarëve me regjimin e tij.

Unë kam respekt për ju, kam respekt të madh për pluralizmin.

Koalicionet e gjera kanë qenë pasioni im.

Por nga ana tjetër duhet t’u ftoj ju, politikanë me eksperiencë apo politikanë që keni nisur karrierën vitet e fundit, në çdo lloj analize, një gjë është e qartë, se roli i PD për fitoren është vendimtar.

Dhe nuk e them këtë për presion, jo. E them këtë që të bëjmë analizën realiste.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco