Deputeti i Partisë Demokratike Luan Baçi ka folur sot në tubimin poshtë shtëpisë së liderit demokrat Sali Berisha.
Baçi u shpreh se nëse PD, më 14 maj, siguroi 500 mijë vota, pa vulë, pa logo, në zgjedhjet e tjera, me emrin e liderit të opozitës Sali Berisha, mbi 1 milion vota do të marrë Partia Demokratike.
Kemi 6 muaj që jemi këtu për izolimin e padrejtë dhe absurd të Berishës.
Më shumë se dy vjet kemi në një kalvar të gjatë gjyqesh për flamurin, emrin dhe siglën e Partisë Demokratike.
Për dëmin që i shkaktuan PD-së këtë periudhë.
Fituam një betejë shumë të rëndësishme, sot nuk kanë më luksin, kryeministri në Parlament të thotë: Ku është PD, kush është kryetari?
Nuk e kanë luksin as ato analistë të paguar të tij që në studio televizive bëjnë diversion për PD.
Sot PD, është këtu, me sigël, me flamur dhe me emrin e kryetarit të PD, profesor doktor Sali Berisha.
Të mos harrojmë 14 majin ku hymë pa sigël, pa flamur, pa emrin e kryetarit, në fletën e votimit, dhe PD mori rreth 500 mijë vota.
Përfytyroni në zgjedhjet e tjera, me sigël me vulë, me flamur, me emrin e Sali Berishës, mbi 1 milion vota do të marrë Partia Demokratike.
© SYRI.net