Sekti që shndërroi Shqipërinë në narko-shtet, feston sot 33-vjetorin e ditës së ndërrimit të emrit

Sekti që shndërroi Shqipërinë në narko-shtet, feston sot 33-vjetorin e ditës së ndërrimit të emrit

20:11, 12/06/2024
A+ Aa A-

Aty ku nuk ka mbetur thuasje asgjë më socialiste, përveç një bandë e sketit të Rilindjes që rrënuan Shqipërinë prej 12 vitesh, po mbahet festa e ndërrimit të emrit të Partisë Komunistë në Parti Socialiste.

Me Edi Ramën në krye, i cili pasi bunkerizoi dhe vrau Partinë Socialiste duke e çuar atë në duart e hajdutëve i ka mbledhur sot për festimin e 33-vjetorit në selinë e PS.

Ceremonia festive, e sektit që ka shpopulluar Shqipërinë, vjedhur e plaçkitur duke e rrënuar ekonomikisht po festojnë.

Mediat bëjnë me dije se Rama nuk do të mbajë një fjalim para taborit të tij, siç ndodh zakonisht. Ceremonia ka nisur me një minutë heshtje për ish-kryebashkiakun e Elbasanit, Qazim Sejdini, i cili ka humbur jetën ditën e sotme në moshën 73 vjeçare.

Ish-Partia Komuniste e cila ndërroi emrin në Parti Socialiste, sot de facto nuk është më as socialiste, por Sekti i Rilindjes, sekt i cili e ka kthyer Shqipërinë në një narko-shtet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco