Bakalli: Rama po mat pulsin e Diasporës! Turin në Angli e anuloi se e dinte që do e prisnin vrazhdë

Bakalli: Rama po mat pulsin e Diasporës! Turin në Angli e anuloi se e dinte që do e prisnin vrazhdë

18:51, 12/06/2024
A+ Aa A-

Themeluesi i lëvizjes ‘Diaspora për Shqipërinë e lirë”, Nador Bakalli i ftuar në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në Syri Tv tha se synimi i Ramës për turet e tij në vendet e Europës është për të kuptuar nëse ka mbështetjen e shqiptarëve që jetojnë në diasporë.

Bakalli u shpreh se justifikimi i Ramës pas anulimit të turit në Angli vjen për shkak se e dinte mospritjen e shqiptarëve atje.

“Rama kërkon një pastrim të imazhit të tij në diasporë, të cilën e ka nxirë dhe ne këtë e kimi të faktuar. Nuk do të thotë që njerëzit domosdoshmërisht përkrahin opozitën por ka një dakortësi në mospëlqim e mospërkrahje të Ramës që është e gjërë në diasporë.

E dyta është se ndoshta ai vet po mat pulsin e diasporës për të parë nëse ja vlen kjo votë e diasporës me llogaritë që bën ai.

Në Angli ai e dinte që do e prisnin në mënyrë shumë  të vrazhdë dhe problematike prandaj e anuloi, me justifikimin se nuk gjen sallë. Ka gjasë që në Gjermani të ketë qënë e njëjta situatë.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco