Begaj 'del nga rreshti' takon Kurtin në Kosovë vetëm pak ditë pas vizitës së Ramës

Begaj 'del nga rreshti' takon Kurtin në Kosovë vetëm pak ditë pas vizitës së Ramës

18:19, 12/06/2024
A+ Aa A-

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, zhvilloi në Prishtinë një takim kokë më kokë me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe më pas takimin dypalësh me praninë e delegacioneve përkatëse. Ky takim i Presidentit të Shqipërisë vjen vetë pak ditë pasi Edi Rama vizitoi Prishtinën dhe nuk u takua me kryeministrin e Kosovës. Takimi i Begajt me Kurtin duket si 'dalje nga rreshti', pasi presidenti shqiptar nuk është parë shpresh të dalë nga vija poltike e Ramës dhe mbetet për t'u parë se si do pritet ky takim nga ana e kryeministrit.

Në takim me Kurtin, Kreu i Shtetit konfirmoi qëndrimin e Shqipërisë krah Kosovës, duke theksuar faktin se çdo sukses i Kosovës, është sukses i shqiptarisë.

“Nuk ka rrugë tjetër. Shqipëri-Kosovë është një simbiozë që do të vazhdojë të ekzistojë”, – u shpreh Presidenti Begaj, bashkë me urimin që ditët e mira për shqiptarët të vazhdojnë të jenë të tilla, që të dyja vendet të kenë ardhmëri më të mirë.

“Kemi mundësi të përparojmë dhe të jemi faktor i rëndësishëm për stabilitetin, paqen dhe zhvillimin e qëndrueshëm të rajonit” -u shpreh Presidenti Begaj, duke theksuar se për Shqipërinë mbrojtja dhe promovimi i Kosovës është në çdo agjendë ndërkombëtare.

“Funksionet publike janë të përkohshme, kombi është i përjetshëm”- vlerësoi Presidenti i Republikës”

Presidenti Begaj e cilësoi 12 qershorin e vitit 1999 si ditën që solli lirinë mbi vuajtjet, mbi persekucionin, mbi spastrimin etnik, mbi gjenocidin dhe kjo liri, – u shpreh ai, – është e të gjithë atyre atdhetarëve që dhanë jetën, sakrifikuan dhe kontribuuan për Kosovën.

Gjithashtu, Presidenti i Republikës rikonfirmoi qëndrimin e tij për anëtarësimin e Kosovës në NATO, dhe për këtë angazhim, si dhe për lobimin në procesin e njohjes ndërkombëtare të Kosovës, mori falënderime dhe mirënjohjen nga Kryeministri Albin Kurti.

Gjatë këtij takimi, Presidenti i Shqipërisë, në vijimësi të iniciativave, të cilave u është përkushtuar, propozoi që edhe Kosova të shpallë festë kombëtare 22 nëntorin, Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe.  Për këtë kërkesë ai gjeti aprovimin e Kryeministrit Kurti.

Gjatë bisedës u trajtuan edhe çështje të shkëmbimeve kulturore dhe arsimore, ku një rëndësi e veçantë iu kushtua bashkëpunimit për lehtësimin e studimor të njohjes së historisë sonë nëpërmjet organizimit të shkëmbimeve mes shkollave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco