Samiti i G7, Blindohet Puglia/ Për herë të parë në historinë e takimeve të 7 vendeve më të industrializuara të botës, merr pjesë një Papë

Samiti i G7, Blindohet Puglia/ Për herë të parë në historinë e takimeve të 7 vendeve më të industrializuara të botës, merr pjesë një Papë

18:11, 12/06/2024
A+ Aa A-

Për herë të parë në historinë e takimeve të 7 vendeve më të industrializuara të botës, merr pjesë Kreu i Selisë së Shenjtë, Papa Francesku.

Emigracioni, Klima, Inteligjenca Artificiale, Ambienti, Zhvillimi i kontitentit Afrikan, janë fokusi i axhendës së punimeve të këtij Samiti.

Liderët më të fuqishëm të botës priten të mbërrijnë sot pasdite e në mbrëmje në Puglia, ku prej nesër deri më 15 qershor do të mbahet Samiti i vendeve të Grupit G7, në të cilin Italia mban presidencën përgjatë 2024.

I gjithë territori i pronvincës së Brindizit dhe zona Borgo Egnazia ku do të zhvillohet Samiti, është i blinduar nga rreth 7500 forca policie që patrullojnë zonën nga ajri, toka e deti, raporton gazetarja Alba Kepi për Syri.

Snajpera, polombarë, forca speciale e trupa ushtarake me instrumentet më të fuqishme ushtarake e teknologjike ndodhen prej disa javësh në terren për të garantuar rendin e sigurinë e këtij eventi të rëndësishëm.

Presidenti Emanuele Macron pritet të mbërrijë këtë pasdite në Puglia e në mbrëmje do ulet në aeroportin e Brindizit Air One i Presidentit Amerikan Joe Biden i cili do të kalojë natën në një anije ushtarake amerikane në bregdetin brindizin,

Përveç liderëve të vendeve të G7 ku bëjnë pjesë Kanada, Franca, Gjermania, Japoni. Itali, Britani e Madhe e SHBA, do të marrin pjesë në këtë samit Papa Francesku, Krye Komisionerja europiane Ursula Von Der Leyem, Kreu i Këshillit të Europës Charles Michel, Presidenti turk Edogan, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, Drejtoresha Operative e FMN Kristalina Georgieva, Presidenti i Bankës Botërore Ajay Banga, Sekretari i Përgjithshëm i OSBE Mathias Cormann, krerë shtesh të vendeve si Brazili, Argjentia, Algjeria, India, Emiratet e Bashkuara etj.

Zgjedhja e Borgo Egnazia, një nga strukturat më luksoze të turizmit pugliez e pozicionuar pranë qytezës së Savelletri në provincën e Puglias me rreth 700 banorë, është një zgjedhje strategjike për të garantuar sigurinë e liderëve të vendeve më të industrializuara të botës dhe krerëve të shteteve e të organizmave më të rëndësishme ndërkombëtare pjesëmarrës në këtë samit.

Temat e këtij samiti i cili është i fundit ku Presidendti aktula amerikan Joe Biden merr pjesë e i pari i zhvilluar pak ditë nga vota e zgjdhjee europiane, janë; emigracioni, Ukraina, kriza në Lidnjen e Mesme, Inteligjenca Artificiale, Ambienti, Klima, Energjia, kontinenti afrikan e Mesdheu.

Për përgatitjen e Samitit të Puglias, janë ngritur 130 grupe pune e janë zhvilluar mbi 21 takime ministeriale mes vendeve pjesëmarrëse.

Samiti do të nis punimet nesër më ora 11.00 me fotografinë zyrtare e seksioni i parë i tij do të ketë temën "Afrika, ndryshimet klimatike e zhvillimi": E në padite seksionet do të përqëndrohen në cështjen Ukraine ku do të marrë pjesë dhe Presidenti i ëktij vendi Zelensky,

Papa Francesku pritet të mbërrij në samitin G7 e të mbaj fjalën e tij, ditën e premte rreth orës 14.00 me një relacion dedikuar Inteligjencës Artificiale.

Është hera e parë që një Papë merr pjesë në samitin e vendeve të G7.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco