Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi dëshmoi në SPAK për mbi pesë orë në lidhje me hetimet që Prokuroria e Posaçme po kryen ndaj saj.
Pas daljes nga SPAK, Kryemadhi u shpreh se ka folur për të gjitha hetimet, duke përfshirë akuzat për lobim dhe fshehje pasurie, të cilat ajo i hodhi poshtë.
Ajo akuzoi tha se hetimet ndaj saj janë proces politik, pas të cilave qëndron kryetari i bashkisë Tiranë Erion Veliaj dhe njerëzit e tij.
SYRI TV
Për më shumë se pesë dëshmoi në SPAK deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi në lidhje me disa hetime që po kryhen ndaj saj.
Pas daljes nga Prokuroria e Posaçme, Kryemadhi deklaroi se kishte dëshmuar për tre çështjet për të cilat SPAK po kryen hetime për të dhe familjarët e saj.
Ajo akuzoi tha se hetimet ndaj saj janë proces politik, pas të cilave qëndron kryetari i bashkisë Tiranë Erion Veliaj dhe njerëzit e tij.
Monika Kryemadhi u shpreh se u ishte përgjigjur të gjitha pyetjeve të prokurorëve, duke ezauruar të gjitha çështjet.
© SYRI.net