Rilindjes nuk i mjaftojnë votat për rritjen galopante të pagave të ‘noterëve’ të GJykatës Kushtetuese, shtyhet votimi

Rilindjes nuk i mjaftojnë votat për rritjen galopante të pagave të ‘noterëve’ të GJykatës Kushtetuese, shtyhet votimi

17:20, 12/06/2024
A+ Aa A-

Parlamenti ka shtyr votimin e ligjit për miratimin e rritjes së pagave të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Me kërkesë të Partisë Socialiste votimi për këtë projektligj është shtyrë. Rama e ka marrë këtë vendim për shkak se nuk ka votat e mjaftueshme, pasi ky projektligj kërkon 84 vota për ta miratuar.

Veç opozitës, kundër votimit të këtij projekt-ligji Ramës i kanë dalë kundër edhe dy deputetët e tij, Erion Braçe dhe Fatmir Xhafaj.

“Këtë lloj gjuhe, që ne nuk ju rrisim rrogat, se keni një vendim për të marrë, është shantazh i drejtpërdrejtë, nga salla e Kuvendit të Shqipërisë. Sa për dijeninë tuaj edhe unë jam kundër këtij projektligji, por refuzoj kategorikisht që të përdor gjuhën që ju përdorni.” – tha Braçe në Kuvend, duke iu drejtuar opozitës.

Pro rritjes së pagave të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese ishte deklaruar edhe Lulzim Basha me grupimin e tij të deputetëve, por deputeti demokrat ndryshoi qëndrim mëngjesin e sotëm.

Sipas projekt-ligjit, anëtarët e Kushtetueses do t’u shkojë paga afërsisht sa ajo e Presidentit të Republikës, ndërkohë që do të përfitojnë një shtesë mbi pagën deri në 58 %.

Më konkretisht, paga e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese do të jetë e barabartë me pagën e Kryetarit të Gjykatës së Lartë, ose sa 96% e pagës së kreut të shtetit, plus 58% shtesa për shkak të natyrës së veçantë të punës.

Pra paga e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese bëhet 644 mijë lekë të reja, ose 6 milion e 440 mijë lekë të vjetra Ndërsa drejtuesi i Gjykatës ka 20% shtesë për shkak të pozicioni dhe paga e tij arrin 773 mijë lekë të reja, ose mbi 7.7 milionë lekë të vjetër.

Gjykata Kushtetuese, “e drejtësisë së re të reformuar”, ka dhënë një sërë vendimesh në favor të qeverisë dhe duket se kryeministri Edi Rama është rivënë në lëvizje të shpërblejë 9 anëtarët e kësaj gjykate, por fillimisht duhet të bindë dhe një pjesë të opozitës.

Për pjesën më të madhe të padive, qoftë edhe ajo për Parkun Kombëtar të Butrintit, apo ngritjen e kampeve për refugjatët afrikanë në Shëngjin dhe Gjadër, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese kanë votuar 5 me 4 në favor të kryeministrit Edi Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco