SYRI TV/ SPAK mbyll hetimet, shoferi i Ardi Veliut drejtues grupi kriminal

17:01, 12/06/2024
A+ Aa A-

Prokuroria e Posaçmë ka mbyllur hetimet për grupin kriminal ku bënte pjesë dhe shoferi i Ardi Veliut, ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Sokol Idrizaj shoferi i Ardi Veliut ishte pjesë e një grupi kriminal me qendër në Lion të Francës, që transportonte sende të vjedhura të markave të njohura drejt Shqipërisë.

Sipas SPAK grupi kriminal e mbulonte aktivitetin e vet, duke përdorur disa agjenci udhëtimesh. Grupi kishte dy qendra një në Francë ku bënte pjesë Agustin Mesuli, Altin Doda, Florian Baku dhe Sokol Briant. Dhe qendra e dytë ishtë në Tiranë ku bënin pjesë shoferi i Ardi Veliut Sokol Idrizaj, bashkëshortja Elda Idrizaj dhe vajza Egi Idrizaj.    

Sokol Briant, pas grumbullimit në mënyrë të vazhdueshme të sendeve të vjedhura, i’a dorëzonte Agustin Mesulit, Altin Doda dhe Dritan Ulqinaku, të cilët punonin si shoferë në itinerarin Shqipëri-Francë-Shqipëri, dhe merrnin përsipër transportin e tyre në mënyrë të fshehtë, kundrejt fitimit nga 3%-7%.

Grupi i dytë, përbëhet nga të pandehurit Sokol, Elda, Egi Idrizaj, kanë ushtruar veprimtarinë e paligjshme kriminale nëpërmjet transportimit të shumave monetare të padeklaruara nga Shqipëria-Francë, dhe blerjes së produkteve të luksit nga firmat më prestigjioze po në Francë. Blerje të cilat janë realizuar si me para në dorë, ashtu dhe nëpërmjet kartave bankare (të hapura në emrin e tyre si dhe të lidhjeve të tyre shoqërore).

Këto produkte janë transportuar nga Elda dhe Egi Idrizaj, Dejvi Skënderaj dhe Bora Idrizaj, si dhe nga kompanitë e transportit “Erdisa Tours”, “Altini Travel” dhe “Tani Tours”.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar e provuar se, të pandehurit Idrizaj, për interesa të aktivitetit të paligjshëm merrnin shuma të konsiderueshme monetare me përqindje deri në 10% në muaj.

Ndërsa Drejtuesit e kompanive të transportit Agustin Mesuli, Altin Doda dhe Dritan Ulqinaku, kanë marrë përsipër transportin e produkteve të veprës penale dhe dorëzimin e tyre të sigurt me garanci 100% në Shqipëri, duke patur mbështetjen e autoriteteve policore në Pikën e Kalimit Kufitar Port Durrës, e më konkretisht të pandehurve Gentian Aga dhe Alid Shehi, të cilët kanë konsumuar veprën penale të ‘Shpërdorimit të detyrës’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco