Kraja: Berisha ia doli të sillte një frymë të re! Fokusi i çdo demokrati duhet të jetë tek alternativa jonë

16:52, 12/06/2024
A+ Aa A-

Shefi i kabinetit të kreut të Partisë Demokratike, Akil Kraja i ftuar në edicionin e pasdites me Edvin Parrucën në Syri Tv tha se kthimi i vulës së Partisë Demokratike garantoi copëz pluralizmi në këtë narko shtet.

Kraja tha se Berisha ia doli pas 30 viteve të sjellë një frymë të re, teksa i bëri thirrje qytetarëve të besojnë tek alternativa demokratike për të sjellë përsëri një shtet europian.

Ai bëri thirrje për pjesëmarrje në protestën e ditës së premte, në kuadër të rrëzimit të Erion Veliajt.

“Sali Berisha është maja, është simbolika, është pasqyra më konkrete e këtij regjimi që kërkon të godasë çdo copëz, çdo qytetar, çdo fragment demokratik që nuk mendojnë si ata. Berisha ja hodhi, është ish-president, është ish-kryeministër. Unë besoj që rezultati i gjykatës dje është një moment historik.  Dje u garantua një copëz pluralizmi. Rithemelimi i një force politike i ka sjellë Shqipërisë votën e parë pluraliste . Besoj do ti sjellë përsëri një shtet më europian, më atlantist, të çliruar nga narkoekonomia, të cliruar nga korrupsioni  i drejtorëve 5D të Veliajt. Sot motorrët, fokusi, energjia e çdo demorkati duhet të jetë tek alternativa jonë.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco