Blushi: E papranueshme bllokimi i rrugës ‘Qemal Stafa’, bashkia të heqë me urgjencë kangjellat

15:36, 12/06/2024
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë dhe anëtari i Këshillit Bashkiak në Tiranë, Tedi Blushi ka denoncuar vendosjen e kangjellave në rrugën Qemal Stafa.

Blushi është shprehur se këto kangjella kanë kufizuar lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe bizneset por rrezikojnë dhe jetën e qytetarëve.

"Jam këtu në emër të qytetarëve të rrugës Qemal Stafa për ti kërkuar bashkisë që të heqë menjëherë kangjellat që jo vetëm pengojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve, pengojnë dhjetra biznese por i detyron qytetarët të bjën 1-2 km në këmbë për të arritur në stacionin e autobusit.

Të gjithë ato familje që janë në këtë rrugë dhe kanë fëmijët për ti dërguar në shkolla dh kopshte do tu duhet të kapërcejnë këto kangjella, që janë vendosur arbitrarisht nga bashkia e Tiranës.

Këto kangjella nuk janë këtu për të ndihmuar qytetarët, bizneset por përkundrazi rrezikojnë çdo ditë jetën e qytetarëve dhe fëmijëve të tyre."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco