Mbi 5 orë në SPAK, Kryemadhi: U ballafaqova me akuzat që kanë ngritur

15:36, 12/06/2024
A+ Aa A-

Deputetja e PL, Monika Kryemadhi pas daljes nga SPAK ka dhënë një komunikim për mediat, ku ka sqaruar arsyen e paraqitjes në Prokurorinë e Posaçme.

E pyetur nga gazetarët rreth arsyes që është thirrur, Kryemadhi është shprehur:

“Iu përgjigja disa pyetjeve, ballafaquam të gjithë gjërat që kanë të bëjnë me akuzat që kanë ngritur.

Besoj që ezauruam në aspektin e pyetjeve dhe përgjigje.

E lexova me vëmendje, e firmosa me vetëdije të plotë.

Ua them sërish se nuk kam bërë ndërhyrje estetike, pasi kjo do të thotë të ndryshosh shumë gjëra.”, tha ajo, pas daljes nga SPAK.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco