VIDEO/ Sali Berisha: Pse sakrifikojmë ne?

VIDEO/ Sali Berisha: Pse sakrifikojmë ne?

14:15, 12/06/2024
A+ Aa A-

Pas kthimit të vulës dhe logos së Partisë Demokratike, aty ku duhej të ishin, kryetari i PD-së, gjatë fjalës së mbajtur në tubimin e djeshëm qytetar, falënderoi çdo demokrat për qëndresën e treguar deri më tani, dhe ftoi çdo mbështetës apo jo, çdo opozitar të qeverisë së Edi Ramës që të bëhen bashkë.

Në fjalën e tij, Berisha tregoi edhe pse demokratët sakrifikojnë kaq shumë.

‘Ishte pikërisht lufta jonë ndaj këtij narkoshteti, ishte ekspozimi që u bëmë vjedhjeve të tyre monstruoze, denoncimet qe ne bëmë ndaj krimeve të Edi Ramës, që nisën këtë luftë të egër ndaj flamurit të Partisë Demokratike.

Dhe e paguam me sakrifica këtë luftë kundër narkoshtetit.

Që nga kryetari, që është prej muajsh në arrest pa asnjë akuzë, e deri te mbështetësi më i ri i Partisë Demokratike, të gjithë kemi bërë pjesën tonë të sakrificave.

Por pse sakrifikojmë ne?

Ne sakrifikojmë për dinjitetin e shqiptarëve.

Ne sakrifikojmë për pluralizmin politik.

Ne sakrifikojmë për interesin kombëtar.

Ne sakrifikojmë për demokracinë.

Dhe në këto sakrifica, ne ia dolëm që ta shpëtojmë flamurin e Partisë Demokratike’, tha kryetari i PD-së, Sali Berisha gjatë fjalës së tij.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco