Malltezi: Në kohën kur ne bënim militantin, Auloni bënte gazetarin duke konfirmuar 4200 formularët e demokratëve për kuvendin e 11 dhjetorit

Malltezi: Në kohën kur ne bënim militantin, Auloni bënte gazetarin duke konfirmuar 4200 formularët e demokratëve për kuvendin e 11 dhjetorit

14:07, 12/06/2024
A+ Aa A-

Abi Malltezi ka reaguar në llogarinë e tij në facebook në lidhje me daljen televizive që do te ketë Argita Malltezi në emisionin ‘ngA Kalaja’ në Fax Neës.

Malltezi është shprehur se Aulon Kalaja ka një meritë të madhe se kur ne bënim ‘militantin’, ai bëri gazetarin pasi në Nëntor 2021 shkoi ne zyrën e Edi Palokes dhe konfirmoi që kishte mbi 4200 formularë me firma demokratësh dhe delegatet që kishin shënuar numrin e tyre celular të cilët konfirmuan që vërtet e kishin firmosur formularin për të thirrur kuvendin e PD.

Reagimi:

Aulon Kalaja ka nje merite te madhe se kur ne benim militantin, ai beri gazetarin: ne Nentor 2021 shkoi ne zyren e Edi Palokes dhe konfirmoi qe (1) kish mbi 4200 formulare me firma demokratesh dhe (2) dhjetera e qindra telefonata tek delegatet qe kishin shenuar numrin e tyre celular I konfirmuan qe vertet e kishin firmosur formularin per te thirrur kuvendin e PD. Pas punes se tij me transparence te plote u ndergjegjezuan edhe deget e PD qe filluan te lexojne live emrat e delegateve qe firmosen formularin per thirrjen e kuvendit. Sonte ne ora 20:00 (pak ters se eshte njeheresh me protesten e pernatshme) ka interviste live.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco