Xhaferri: 25 vjetori i çlirimit, një ditë nderimi për ata që me gjakun e tyre bekuan themelet e shtetit më të ri në Evropë!

Xhaferri: 25 vjetori i çlirimit, një ditë nderimi për ata që me gjakun e tyre bekuan themelet e shtetit më të ri në Evropë!

14:03, 12/06/2024
A+ Aa A-

Nga Besart Xhaferri/

Sot është një ditë feste për Kosovën martire, që kremton 25 vjetorin e çlirimit.

Kjo anë e atdheut na bën krenar me arritjet e saj në çdo fushë dhe veçanërisht në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian, një rrugëtim në të cilin kanë hasur jo pak pengesa nga hasmi i vjetër, që nuk u bë kurrë mik i ri, dhe vasalët e rinj, shume prej të cilëve flasin dhe shqip. 

Në themel të çlirimit të Kosovës është qëndresa e shqiptarëve të asaj ane duke nisur nga demonstratat e viteve 1980-1990  deri tek lufta e armatosur e UÇK-së në vigjilje të mijëvjeçarit të ri, që është ndër faqet më të ndritura të historisë sonë kombëtare. 

Gjaku i dëshmorëve ka bekuar themelet dhe shtyllat e këtij shteti, që ka rrëzuar mitin të fqinjëve tanë shovinistë se shqiptarët nuk dinë të bëjnë shtet. 

Jam i lumtur që gjysma e familjes time është nga Peja, që pasardhësit e mi janë nipër në atë trevë martire, e amanetin e burrave të saj për bashkim do ta plotësojmë herët e vonë në Bruksel! 

Aleanca e shqiptarëve me malet dhe etja për liri kanë shpëtuar këtë komb nga zhdukja, e kur hijet e errëta që kanë trazuar Ballkanin të veniten bashkë me vasalët e tyre ditë më të mira do vijnë për shqiptarët, njerëzit që kanë ditur ti bëjnë ballë si pak kush stuhive të historisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco