Politika kosovare: LDK, Rama dhe konsistenca! Një tregim fantastik

Politika kosovare: LDK, Rama dhe konsistenca! Një tregim fantastik

09:56, 11/06/2024
A+ Aa A-

Pjesëmarrja e Edi Ramës në një konferencë në nderim të Ibrahim Rugovës në Kosovë ka habitur shumëkënd në të dy anët e kufirit. Ndërkohë në Kosovë, shumë politikanë kanë reaguar, duke i rikujtuar Ramës qëndrimin që ai kishte dikur ndaj Rugovës.

Deputeti Enver Dugolli është çuditur nga fraza e kryeministrit Rama se “pa Rugovën nuk do të kishte UÇK”, të cilën e ka thënë gjatë konferencës. Përmes një statusi në “Facebook”, deputeti i VV i kujton Ramës paraardhësin e tij.

“Pa Fatos Nanon nuk do të kishte Edi Ramë”, shkruan Dugolli.

Edhe deputeti tjetër, Dimal Basha, ka komentuar pjesëmarrjen e Ramës në konferencën e LDK-së. Për këtë konferencë, ai e ka kritikuar edhe LDK-në.

“Në mungesë të një vizioni të politikës së jashtme, LDK paska organizu konferencë edhe i paskan ftu ambasadorët me ju thënë që ne jemi krejt si Rugova, e me shpresë se ju dhez tek qytetarët. Ani për m’i bind ma shumë, e paskan marrë Edi Ramën! Ju veç me Rugovën s’keni lidhje, edhe marre i kish ardh me ju pa sa poshtë keni ra! Kur ka qenë interesi i Kosovës, Rugova nuk ka qenë nënshtrues ndaj askujt!”, ka shkruar Basha në profilin e tij në “Facebook”.

Ndërsa, zëvendësministri Avni Zogioni është përkujdesur që t’i rikujtojë qëndrimet e dikurshme të Ramës për ish-kryetarin e LDK-së.

“LDK, Edi Rama dhe konsistenca! Një tregim fantastik!”, ka shkruar ai në profilin e tij në “Facebook”, duke postuar një shkrim për fjalimin e Edi Ramës në Kuvendin e Kosovës, i cili u bojkotua nga LDK për shkak se ai nuk përmendi Rugovën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco