Ndërprerja e barnave të leuçemisë, Jakaj: Paaftësi ulëritëse, kriminale, e administratës shëndetësore

09:37, 11/06/2024
A+ Aa A-

Mbi 18 pacientë që vuajnë nga leuçemia limfoide kronike, që prej muajit shtator 2023 nuk po e marrin më një prej medikamenteve kryesore, Ibrutinib 140 mg.

Një auditim i Kontrollit të Lartë të Shtetit i publikuar në mars, i shtrirë në disa prej institucioneve kryesore, si tek Drejtoria e Përgjithshme e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor,  Reparti i Hematologjisë dhe Farmacia e FSDKSH,  ka konstatuar se i vetmi medikament që shërben për trajtimin e leuçemisë limfoide kronike, është hequr për pacientët që kanë plotësuar afatin 2-vjeçar dhe janë në linjën e tretë të mjekimit. Janë dy qëndrime kontradiktore në protokollin e marrjes së tij medikamenti që kanë bërë që pacientëve t'u ndërpritet mjekimi.

Lidhur me këtë situatë të vështirë për të sëmurët, ka folur sot Dr. Besnik Jakaj, mjek nefrolog, anëtar i Kryesisë së Partisë së Lirisë, i ftuar në studion e emisionit Kafe Shqeto në SYRI TV.

“Është e rëndë ta fillosh mëngjesin me këtë lajm sepse bëhet fjalë për një sëmundje shumë të rëndë dhe vdekjeprurëse, bëhet fjalë për leuçeminë, - tha Dr. Jakaj. -  Të dëgjosh kronikën tuaj bazuar mbi raportin e KLSH-së, të duket një dramë e pabesueshme se çfarë paaftësie ulëritëse,e kriminale dhe çfarë dashakeqësie ka nga administrata e sistemit shëndetësor. Të diskutojnë burokratët e Fondit të Sigurimeve të Detyrueshme Shëndetësore, protokollet shkencore të përcaktuara për trajtimin e leuçemisë dhe të fusin klauzola djallëzore pasi është marrë mendimi shkencor nga mjekët e pacionit, nga shefi i shërbimit dhe pastaj vendos klauzolën kohore të trajtimit të pacientëve... është gjë e paperceptueshme, e pakonceptueshme, por dua ta theksoj për të përmbyllur logjikën se e gjithë kjo vjen nga paaftësia e administratës shëndetësore në tërësi,” - theksoi ai.

Ndiqni mendimin e plotë të z. Jakaj në videon e SYRI TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco