Skandali te Magjistratura/ KLP mbron Arben Rakipin, Bazaj: Po heton SPAK

Skandali te Magjistratura/ KLP mbron Arben Rakipin, Bazaj: Po heton SPAK

09:30, 11/06/2024
A+ Aa A-

Mbledhja e parë e KLP-së nën drejtimin e kryetares së re Mirela Bogdani ka nisur me debate.

Gjithçka nisi pasi Bogdani lexoi rendin e ditës, ku përfshihej verifikimi i pasurisë së disa kandidatëve të dalë fitues nga provimi i fundit i Magjistraturës, gati për t’u emëruar prokurorë.

Zëvendëskryetari i KLP-së, Bazaj tha se procedura e verifikimit duhet të shtyhet për shkak se në SPAK ka një kallëzim penal ndaj Shkollës së Magjistraturës dhe BKH-ja ka nisur hetimet.

Por kundër kërkesës së tij doli fillimisht Arta Mandro e më pas shumica e anëtarëve të KLP-së, duke e rrëzuar kërkesën e tij.

Në krah të drejtorit të kësaj shkolle, Arben Rakipi, ka dalë anëtarja e KLP-së, Arta Madro, sipas të cilës Shkolla e Magjistraturës po funksionon shumë mirë dhe problemi i provimit ishte vetëm për shkak të pajisjes elektronike.

“Fakti që Shkolla gjendet në këtë situatë, nuk është për shkak të Shkollës, por është për shkak të Scantron-it dhe ne këtë e kemi shumë të qartë. As drejtori i Shkollës së Magjistraturës, as unë dhe askush tjetër nuk kanë mbetur që të mbeten me Scantron-ët për të rregulluar ndonjë interes të vogël të vetin në qoftë se ky do ishte problemi. Garantoj me bindjen time të plotë që gjëra të tilla nuk ndodhin kurrë në shkollën e Magjistraturës dhe unë jam dëshmitare e gjithë seriozitetit të atij institucioni duke filluar edhe me njerëzit tanë të afërt dhe lus që kjo kakofoni të mos bëhet objekt abuzimi”, tha Mandro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco