VIDEO/ Vangjel Dule: Zgjedhja e Belerit si eurodeputet, hakmarrja e demokracisë ndaj Ramës dhe praktikave të tij

21:48, 10/06/2024
A+ Aa A-

Kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule, i ftuar në Çim Peka Live në SYRI TV komentoi zhvillimet politike pas zgjedhjes së Fredi Belerit si eurodeputet i partisë Demokracia e Re e kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis.

Duke u kthyer pas në kohë, Dule theksoi se ‘në zgjedhjet e para për vendosjen e regjimit komunist ishte zona e vetme në Shqipëri që e refuzoi dhe e pagoi shumë shtrenjtë, me ekzekutime me internime dhe me zhvendosje të popullsisë dhe tani është periudha e tretë kur jep shembullin se këtij regjimi autokratik, i cili refuzon të pranojë aspekte elementare dhe shtetit të së drejtës dhe të jetës së demokracisë funksionale’.

Sipas Dules, zgjedhja e Belerit si eurodeputet është hakmarrja e demokracisë ndaj zotit Rama dhe praktikave të tij.

Dule: Në zgjedhjet e para për vendosjen e regjimit komunist ishte zona e vetme në Shqipëri që e refuzoi dhe e pagoi shumë shtrenjtë, me ekzekutime me internime dhe me zhvendosje të popullsisë dhe tani është periudha e tretë kur jep shembullin se këtij regjimi autokratik, i cili refuzon të pranojë aspekte elementare dhe shtetit të së drejtës dhe të jetës së demokracisë funksionale, duke mos u dhënë mundësinë të zgjedhin të parin e tyre si bashki, Himara reziston duke bërë një shembull dhe frymëzim për çdo qytetar shqiptar se ky duhet të jetë qëndrimi ndaj autokracisë së zotit Rama i cili nuk njeh rregulla parime dhe nuk respekton asnjë sistem standardesh europiane.

A ka lidhje Himara me Belerin si eurodeputet, po, sepse Belerin e votuan shumica qytetarë grekë por e votuan masivisht himariotët dhe të gjithë pjestarët e minoritet grek që kanë të drejtë vote në Greqi dhe një masë e konsiderueshme e një mase qytetarësh shqiptarë që kanë të drejtë vote në Greqi.

Beleri, zgjedhja e tij është hakmarrja e demokracisë ndaj zotit Rama dhe praktikave të tij, prandaj është edhe një faqje tjetër me gërma të arta në historinë e kësaj Himare që ka shumë kontribute ka dhënë gjithmonë. Çdo kohë ka pasur rezistencën për vlerat e asaj periudhe.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco