Lejimi i betimit të Fredi Beleri si europarlamentar/ Avenir Peka: Test për drejtësinë e re

Lejimi i betimit të Fredi Beleri si europarlamentar/ Avenir Peka: Test për drejtësinë e re

21:35, 10/06/2024
A+ Aa A-

Ekspert i Rendit dhe Sigurisë, Avenir Peka, tha se fokusi politik dhe ligjor mbi çështjen e Fredi Belerit, do të jetë edhe më i madh.

I ftuar në emisionin ‘Open’, Peka tha se nuk ka asnjë mundësi që gjykatat shqiptare të pengojnë Fredi Belerin të shkojë në Parlamentin Europian.

Peka theksoi se nëse do të kemi pengesa, atëherë mund të kemi një tjetër reagim nga Gjykata e Strasburgut, pasi kemi të bëjmë me një tjetër standard.

Peka: Së pari nuk kemi një vendim të formës së prerë ndaj Belerit. Së dyti do të kemi një shtim të presionit lidhur me këtë ccështjes dhe nuk besoj se Edi Rama është ccmendur dhe do të pengojë vajtjen e Belerit në Parlamentit Europian”, tha Peka.

Ai tha se nëse Edi Rama arrin të pengojë betimin e Fredi Belerit si kryebashkiak i Himarës pasi kontrollon gjykatat, në rastin e europarlamentarit nuk do të ketë asnjë mundësi për ta penguar.

Peka tha se Beleri është një person që ka fituar dy mandate: një si kryebashkiak i Himarës dhe tjetrën si europarlamentar.

“Si kryebashkiak i Himarës nuk u lejua që të bëjë betimin. Tani nëse lejohet të bëjë betimin si eurodeputet, atëherë kemi dy standarde nga drejtësia.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco