VIDEO/ Baton Haxhiu: Duket se aleati i vetëm i Ramës në Kosovë, është LDK e Abdixhikut

21:26, 10/06/2024
A+ Aa A-

Duke komentuar fjalimin e sotëm të Edi Ramës në një takim të Lidhjes Demokratike të Kosovës, analisti Baton Haxhiu tha në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, se siç duket aleati i vetëm i Ramës në Kosovë, ka mbetur vetëm LDK e Lumir Abdixhikut.

‘Nuk doja të flisja për këtë temë, se Rugovën e kam takuar, kritikuar, kam udhëtuar me të dhe nuk di ç’të flas me njeriun që me të kam jetuar një jetë të rëndë.

Prezenca e Edi Ramës është politike dhe strategjike.

Dëshira e Lumir Abdixhikut për të krijuar një konferencë për Ibrahim Rugovën është një; për t’iu kundërvënë Albin Kurtit dhe datës 12 dhe e dyta për të krijuar një koalicion për arsye se pozicioni i tij politik, me zgjedhje dhe parti është i dobët, ose jo i mjaftueshëm për lidership.

Ka krijuar edhe njëherë konferencën për Ibrahim Rugovën, për fushatë zgjedhore të ardhshme.

Dmth krerë të mediave, të cilët janë pronarë, apo kryeredaktorë, krerët e emisioneve dhe të pashmangshmin, ambasadorin Amerikan.

Dhe çfarë i duhej atyre, duhej ta dëgjonin gjithashtu pozicionon e Edi Ramës.

Cili është pozicioni i Edi Ramës sot.

Pozicioni i Ramës sot është një PDK, pa miq të Edi Ramës. Një PDK që po do të prodhojë një lider.

Një parti që e ka kryetar Memli Krasniqin dhe babën e tij kritikues të Edi Ramës.

Pozicioni i Vetëvendosjes ndaj Edi Ramës, janë përtej kundërshtarit, gati në pozicione armiqësore.

Rama ka pasur fjalime jashtëzakonisht të forta për Vetëvendosjen.

Dhe krejt në fund ka ardhur në një pozicion që aleati i vetëm i mundshëm, përmes figurës së Rugovës, është Lidhja Demokratike e Kosovës’, tha Baton Haxhiu në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco