A do të lejohet Fredi Beleri të shkojë në PE? Juristi: Ligjet e BE prevalojnë mbi ato shqiptare

A do të lejohet Fredi Beleri të shkojë në PE? Juristi: Ligjet e BE prevalojnë mbi ato shqiptare

21:26, 10/06/2024
A+ Aa A-

Fitorja e Fredi Belerit si europarlamentar i kandiduar nga partia ‘Nea Demokracia’ e kryeministrit grek, është komentuar nga juristi Çlirim Gjata.

I ftuar në ‘Opën’, Gjata theksoi se megjithëse ndodhet në burg në Shqipëri, fakti që Beleri u zgjodh në Parlamentin Europian, gjykata shqiptare nuk mund ta pengojë që ai të shkojë dhe të bëjë betimin.

Gjata tha se BE ka ligjet e veta që prevalojnë mbi ligjet shqiptare.

Gjata: Historia që ndodh në këtë vend është se Edi Rama prodhoi një histori duke mos e lejuar Belerin të drejtojë bashkinë e Himarës, ndërsa sot nuk mundet ta gëlltisë sot.

Edi Rama ka krijuar probleme me Greqinë për ccështjen Beleri, me Kosovën për ndarjen e kufijve, me Italinë, e cila zien, për ato kampet e refugjatëve.

A është takuar Edi Rama me Fredi Belerin dhe a i ka kërkuar të kandidojë për Bashkinë e Himarës në logon e PS? Unë e di që po, madje Beleri ia ka refuzuar duke i thënë nuk mund të bëhem dot i majtë.

Qeveria jonë është e detyruar sot të lejojë Belerin të shkojë të bëjë betimin në Parlamentin Europian, pasi ligjet europiane prevalojnë mbi ato shqiptare.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco