Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Inceneratorët, kush e ka rradhën?

Arifi: Mbi 20% e PE pritet të popullohet nga partitë e djathta ekstreme! Raporti i Borrell për Kosovën, shpresoj pozitiv

19:48, 09/06/2024
A+ Aa A-

I ftuar në SYRI TV me Armela Ferkon, Dritëro Arifi, ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare ka folur për zgjedhjet në Parlamentin Europian, rezultate e pritshme, si dhe raportin e Përfaqësuesi të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell për Kosovën.

Arifi theksoi se sipas të gjitha sondazheve që janë bërë, pritet që mbi 20% e Parlamentit Europian ta mbipopullojnë partitë e djathta ekstreme, dhe për të ky nuk është një sinjal i mirë për Evropën por edhe për Ballkanin.

Për sa i përket raportit për Kosovën, eksperti u shpreh se pret një raport pozitiv nga ana e Borrell për larimin e masave me këtë lëgjislaturë dhe me këtë Komision Evropian që është aktualisht.

‘Pse ne të presim edhe disa muaj nën masa nëse BE po vendos që të përmirësojë një të padrejtë që e ka bërë ndaj Kosovës dhe kjo mund të vendoste balanca pozitive edhe ndaj Kosovës por edhe ndaj rajonit edhe ndaj negociatave të ardhshme që mund të bëhen Kosovë-BE’, u shpreh Arifi.

Arifi: Sipas të gjitha sondazheve që janë bërë, pritet që mbi 20% e Parlamentit Europian ta mbipopullojnë partitë e djathta ekstreme. Ky nuk është një sinjal i mirë për Evropën por edhe për Ballkanin nuk besoj që do të jetë. Të presim rezultatet për të parë indikacionet...

Kjo do të thotë që nuk do të mund ta ndryshojnë shumë politikën evropiane si karshi Kosovës por edhe për zgjerimin e BE në një të ardhme të afërt.

Raporti i zotit Borrell jaën e ardhshme po besoj se mund të jetë pozitiv që të propozojë që të largohen masat me këtë legjislaturë dhe me këtë Komision Evropian se më andej nuk e dimë se si do duket Komisioni Evropian. Pse ne të presim edhe disa muaj nën masa nëse BE po vendos që të përmirësojë një të padrejtë që e ka bërë ndaj Kosovës dhe kjo mund të vendoste balanca pozitive edhe ndaj Kosovës por edhe ndaj rajonit edhe ndaj negociatave të ardhshme që mund të bëhen Kosovë-BE.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco