Rusia po rrit tensionet në Kosovë, zëdhënësja e BE: Dezinformatat trazojnë Ballkanin

Rusia po rrit tensionet në Kosovë, zëdhënësja e BE: Dezinformatat trazojnë Ballkanin

14:21, 09/06/2024
A+ Aa A-

Ballkani Perëndimor po rrezikohet nga dezinformatat e Rusisë, përmes të cilave Moska tenton të pengojë integrimin e rajonit në Bashkimin Evropian. Kështu ka paralajmëruar zëdhënësja e Bashkimit Europian në Kosovë Ioanna Lachana, në një interviste për platformën “The Geopost”. Sipas saj, Kremlini po tenton të përhapë narrative pro Rusisë në Kosovë dhe të paraqesë negativisht gjithçka që është pro Perëndimit. Diçka e tillë, sipas saj, mund t'i rrisë tensionet.

“Kemi parë propagandë në lidhje me tensionet ndëretnike, që mund të shpërthejë një luftë e re. Kjo është shumë e rrezikshme, kjo mund t’i rrisë tensionet. Prandaj Bashkimi Evropian ka thënë gjithmonë se dezinfomimi është çështje që prek sigurinë”.

Autoritetet në Prishtinë kanë përsëritur vazhdimisht se përpjekjet e Rusisë për të destabilizuar Ballkanin në Ballkan përhapen përmes “satelitit të saj, Serbisë”, dhe se shteti rus tenton të përfitojë nga tensionet mes Kosovës dhe Serbisë.

Zyrtarja e BE thekson se kur një propagandë tillë proruse, përhapet dhe përsëritet, mund të ketë njerëz që krijojnë ndjesi kundër perëndimit.

“Nëse informacioni manipulohet, atëherë preket edhe diskursi ynë publik. Ballkani Perëndimor nuk përbën përjashtim. Ne shohim ndikim edhe këtu, sidomos prej Rusisë, e cila tenton të pengojë rrugën e partnerëve të Ballkanit Perëndimor drejt integrimeve në Bashkimin Evropian. Natyrisht, askush nuk mund të luftojë vetëm këtë fenomen. Duhet të punojmë bashkë dhe të përfshihen të gjithë”.

Lachanaka përmendur  strategjinë e re të Shteteve të Bashkuara për të luftuar dezinformimin në Evropë, sidomos në Ballkan, e cila përfshin mbështetjen e demokracive, mediave të lira dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco