Pas gjobës nga bashkia, Kalaja: Do t'i vazhdojmë protestat derisa Erion Veliaj të jetë pas hekurave!

Pas gjobës nga bashkia, Kalaja: Do t'i vazhdojmë protestat derisa Erion Veliaj të jetë pas hekurave!

13:42, 08/06/2024
A+ Aa A-

Në vijim të protestës së organizuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit para Bashkisë së Tiranës, bashkia e kryeqytetit ka tentuar të kundërpërgjigjet me një gjobë ndaj Aleancës për gjoja dëmet e shkaktuara fasadës së saj, duke përdorur një institucion në varësi të saj.

Por gjoba e vartësit të Erion Veliajt, me qëllim ose jo, i është dërguar personalisht aktivistes Adriana Kalaja, anëtare e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, e cila ka spikatur në krye të demonstratave.

Sot, nga studioja e SYRI TV, avokatja e njohur i dërgoi mesazh Veliajt se nuk ka asgjë që i ndalon në vazhdimin e protestave derisa ta shohin Veliajn pas hekurave të burgut bashkë me punonjësit e tij grabitës të pronave dhe parave publike.

“Lidhur me atë që ndodhi dje, - tregoi avokatja, - unë u njoftova nga Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit për të marrë një njoftim dhe ngaqë bëj pjesë tek rrethi i kafshëdashësve, mendova se mos ka ndonjë veprim për procedurat që ne kemi ndjekur qoftë për kallëzimet penale, qoftë dhe për mënyrën çnjerëzore sesi trajtohen qentë endacakë, se si vriten nga e njëjta bashki, e njëjta Agjenci e Mbrojtjes së Konsumatorit.

Gjithsesi, kur mora shkresën, konstatova së pari se një hall i madh e ka zënë Erion Veliajn dhe me shërbëtorët e tij kujton se mund të na kompleksojë ose të na vërë para një pozicioni të vështirë, sepse me minimumin e kontrollit që mund të bënin në sistemin online, vërtetohet katërcipërisht që Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit nuk është shoqatë, nuk është subjekt juridik dhe në pamundësi për t’ia faturuar këtij subjekti, kanë gjetur një NIPT që është NIPT-i imi personal që unë ushtroj aktivitetin si eksperte kontabël dhe si avokate dhe më kanë faturuar një gjobë mbi 300 mijë lekë të vjetra.

Pyetja në fakt që ne shtrojmë si Aleancë po edhe unë personalisht është: “Pse kjo gjë nuk u bë në ato protestat e para?!” Ju e dini që ne i kemi protestat që në 5 prill. Pra, çfarë mendoi Erion Veliaj?! Që ne jemi brezi i atyre njerëzve që fillojnë protestat dhe tërhiqen?!

Pra, si mundet të vesh gjobë për një protestë të datës 28 maj kur ti nuk ke bërë të njëjtën gjë për protestat paraardhëse?! Sepse ata,  unë jam shumë e sigurt,  si në të gjitha rastet e tjera që në fakt ia kanë dalë, kanë menduar se ne do të bënim një ose dy protesta dhe do të tërhiqeshim.

Ne e kemi deklaruar se jo 300 mijë lekë gjobë të vejë Erion Veliaj dhe shokët e tij, fatkeqësisht të gjithë grabitësh të pronës dhe parave publike, ne do të vazhdojmë protestën e njëmbëdhjetë. E kemi njoftuar për ditën e hënë, por do të vazhdojmë protestat deri kur Erion Veliaj të jetë pas hekurave dhe të gjithë ata që kanë grabitur taksat e qytetarëve të Tiranës, pronat e qytetarëve të Tiranës.”

Ndiqni intervistën e plotë në video.

SHKRESA E DERGUAR NGA BASHKIA NE ADRESE TE ZNJ, ADRIANA KALAJA

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco